Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shahadeti pa namaz është i pavlefshëm

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Fet’h-il-Mexhid (14)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul-7-2-1435_01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka mes nesh muslimanë që nuk falen dhe ata nuk e dinë se ai i cili nuk falet është kafir. Ata kanë vdekur në atë gjendje. A duhet t’i trashëgojmë ata në pasuri si muslimanë apo nuk duhet t’i trashëgojmë ata duke i konsideruar si jobesimtarë?

Përgjigje: Ata që kanë vdekur pa namaz nuk janë muslimanë.

Profeti ka thënë:

”Në mes robit dhe mosbesimit është lënia e namazit; Ai që e le namazin ka dalë nga feja.”

Ai që e thotë shahadetin pa e falur namazin, nuk ka vepruar sipas kërkesave të shahadetit. Prandaj, ai nuk përfiton asgjë nga shahadeti i tij. Nëse vërtetohet se ata nuk e falin namazin, atëherë ju nuk duhet t’i trajtoni ata si muslimanë.

Shpërndaje: