Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shahadeti pa vepra dhe dije nuk sjell dobi fare

Imam Is’hak Abdirr-Rrahman Alush-Shejkh

Burimi: ed-Durar es-Sanijjeh (1/522-523)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Vetëm shqiptimi i shahadetit pa pasur dije rreth kuptimit të tij dhe pa vepruar sipas kërkesave të tij, nuk e bën njeriun musliman. Kjo në fakt është vetëm argument kundër njeriut. Kundër mendimit të Keramive, të cilët thonë se besimi është vetëm të pranosh atë, dhe ajo që thonë Xhehmitë se besimi është vetëm pohim.

Allahu sqaroi gënjeshtrën e hipokritëve kur ata erdhën dhe e thanë shahadetin, edhe pse ata u përpoqën për ta konfirmuar atë në mënyra të ndryshme.

Allahu (te ala) ka thënë:

إِذَا جَاءكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذِبُونَ

”Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: ”Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i Allahut!” E, Allahu e di se ti je i dërguar i Tij, por Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtar (kur thonë ashtu).” 63:1

Shpërndaje: