Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali
Burimi: Nuzhat-ut-Kari, fq. 171
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ai që nuk i bindet urdhrave dhe ndalesave të Allahut ndërsa ai ka kapacitet dhe aftësi për këtë nuk ka dobi nga shahadeti i tij edhe nëse ai do ta përsërisë atë tërë kohën. Ai kurrë nuk do të përfitojë nga shahadeti i tij pasi që nuk e shprehu atë me besnikëri dhe sinqeritet.
Shahadeti i sjell dobi personit pa veprime të mira vetëm në raste specifike. Një shembull i kësaj është ai që sinqerisht e deklaron shahadetin por vdes përpara se të veprojë diçka të detyrueshme. Për shembull, një burrë erdhi tek profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe u konvertua në Islam mu kur ishte koha për xhihad. Burri doli në xhihad për hir të Allahut dhe vdiq në betejë. Ai nuk mundi që të falë ndonjë namaz ose që të kryej ndonjë obligim tjetër. Ai vetëm shqiptoi shadetet se ”Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut”. Ai e mori armën e tij sinqerisht dhe miratoi dhe u vra.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Ai bëri pak dhe shpërblehet shumë.”1
Lidhur me personin që ka aftësinë dhe jeton disa vjet dhe thotë se “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut”, dhe braktis që sinqerisht t’i bindet një prej urdhrave të Allahut dhe t’i shmanget ndalesave të Tij duke pretenduar se shahadeti do t’i sjell dobi atij, gënjen. Ai nuk e ka dëshmuar shahadetin e tij duke bërë një veprim të mirë ose duke braktisur një mëkat.
1 Bukhari (2653) dhe Muslimi (5023).