Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/3)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba´li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nuk ka asnjë dyshim se është e ndaluar për gruan që të bartë një shami që duket si një gungë. Profeti salAllahu alejhi ue selam ka thënë:
”Ka dy lloje të njerëzve banorë të Zjarrit, që unë ende nuk i kam parë, popull me kamxhik si bishtat e lopëve me të cilat ata i rrahin njerëzit dhe gra që janë të veshura dhe të zhveshura, Mumilat Ma’ilat [1]. Kokat e tyre janë si gunga anuese e deves [2]. Ata nuk do të hyjnë në Xhenet, e as nuk do ta nuhasin aromën e Tij e cila arrin shumë largë.” 3
____________________________________
[1] Imam En-Neveviu ka thënë: ”Është thënë se Ma’ilat do të thotë gratë që nuk janë të bindura ndaj Allahut dhe ndaj obligimeve që i ka. Ndërsa Mumilat janë ato që ua mësojnë të tjerave veprimet e tyre të mallkuara. Është thënë gjithashtu se Ma’ilat Mumilat janë gra që ecin me mburrje duke i ngritur supet lartë. Është thënë gjithashtu se Ma’ilat ndajnë flokët në njërën anë, e cila është modë e prostitutave, ndërsa Mumilat janë gratë të cilat ua krehin grave tjera flokët në këtë mënyrë.” (Sherh Sahih Muslim (14/92))
[2] Imam Ibn-ul-Athir ka thënë:
”Ato janë gra që zmadhojnë kokat e tyre me shami, gjë e cila është tipike për këngëtaret.” (en-Nihajeh (2/409))
[r] Muslim (2128) och Ahmad (2/356).