Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (16/77)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ka punëdhënës që nuk i lejojnë punëtorët e tyre të shkojnë dhe të falin në namazin e xhumasë sepse ata thonë se ata ruajnë plantacionet. Ata kanë kërkuar nga unë që të flas me punëdhënësit që t’i lejojë që të falin namazin e xhumasë. Çfarë thoni për këtë?
Përgjigje: Nëse punëtorët janë jashtë qytetit dhe aq larg nga xhamia në mënyrë që ata nuk mund të dëgjojnë ezanin pa mikrofon, ata nuk janë të detyruar të falin namazin e xhumasë. Punëtorët duhet të ndjehen të sigurt se ata nuk po mëkatojnë nëse ata qëndrojnë në fermë. Ata duhet të falin drekën. Megjithatë, punëdhënësi këshillohet që t’i lejojë ata që të shkojnë. Kjo është më mirë për të dhe për ata. Kjo i bën ata të ndjehen mirë. Kjo gjithashtu mund t’i shtyjë ata që të kryejnë punët mirë.
Shumë punëtorë duan të shkojnë në namazin e xhumasë për të takuar miqtë dhe të njohurit e tyre. Prandaj ju i shihni se si ata qëndrojnë dhe bisedojnë në treg derisa të vijë imami. Kur imami vjen ata hyjnë në xhami.
Qëllimi është siç thashë se ata duhet të shkojnë në xhami nëse ata janë brenda në qytet dhe e dëgjojnë ezanin pa mikrofon. Nëse ata janë jashtë qytetit ata nuk janë të detyruar.