Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Besim Gjelaj
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Allahu ju dhashtë mirësi! Ne, jemi një grup nxënësish që i vijojmë mësimet në shkollën e mesme, gjegjësisht në vitin e fundit, e kemi një mësimdhënës që i këshillon nxënësit me leximin e librave të Sejid Kutbit dhe i përmend emrat e librave të tij në klasa. Pastaj filloj ta fyej njërin nga dijetarët, i cili e ka refuzuar Sejid Kutbin, duke e përmendë emrin e tij në klasë e duke thënë: ”Ky nuk ka tjetër preokupim, pos të flet për Sejid Kutbin, i ndjek gabimet e tij, si dhe thotë çfarë ka bërë ky (dijetarë) me bidatçitë që janë përreth tij?
Përgjigja: Këto janë fjalë boshe, nuk kanë peshë! Përse nuk i porositë nxënësit për t’i leximin e librave të Selefit të cilat janë më të dobishme. Përse nuk i porosit nxënësit me leximin e librave të dijetarëve prej imamëve dhe pasuesve të tyre, meqë ka hajr në to. Nëse është vërtetë këshillues i nxënësve?! Të këshillojë ekskluzivisht vetëm librat e filanit, kjo tregon se ai është ndjekës i hamendjes. Fakti që ti e veçon dikë nga të mëvonshmit dhe nga bashkëkohoret duke ju thënë: Lexoni librat e tij, tregon se ai është ndjekës i hamendjes.
Nëse qëllimi yt është që nxënësit të përfitojnë, përse nuk i këshillon që t’i lexojnë librat e shejhul-islam, Ibën Tejmije, librat e imam Ibnul-Kajjim, librat e imam Muhamed ibën abdulUehab, si dhe librat e dijetarëve të thirrjes (eimetud-daue), në të cilat ka dituri, ka hajr. Aty është njohja e Teuhidit dhe shirkut, njohja e adhurimeve, njohja e dispozitave të legjislaturës islame, përse nuk i këshillon me këtë?!
Ne, nëse i lexojmë librat e Sejid Kutbit apo librat tjerë, çfarë dobie kemi?
A kemi dobi në njohjen e Teuhidit?
A kemi dobi në njohjen e shirkut?
A kemi dobi në njohjen e adhurimeve?
A kemi dobi në njohjen e dispozitave të ndërsjella dhe në legjislaturë?
Nuk mendoj që ne përfitojmë nga këto libra këto dobi të llojllojshme madheshtore të diturisë.
Këshilluesi i mirëfilltë, i këshillon nxënësit me leximin e librave të dobishme për akide, adhurim dhe për raporte të ndërsjella të tyre. Ky është këshillues i mirëfilltë!