Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejkh Abdurr-Rrahman Muhijj-ud-Diin e mbron Khalid Uthmanin dhe Usameh Utejbin

Shejkh Abdurr-Rrahman Muhijj-ud-Diin (Myfti i Medinës)

Burimi: https://youtu.be/1Qf3Z8WpeGk

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kohët e fundit janë bërë të shumta sulmet ndaj Shejkh Khalid Ebu Abdil-A’la, Shejkh Usameh el-Utejbi dhe Shejkh Ahmed Bazmul…

Përgjigje: Ky është një gabim, nuk duhet kjo. Kjo nuk duhet. Të gjithë kemi gabime.

Ebu Abdul-A’la [Shejkh Khalid Uthman] është në hajr dhe Usameh [el-Utejbi] është në hajr.

Sidoqoftë, të gjithë gabojnë, madje edhe ne gabojmë. Të gjithë bijtë e Ademit bëjnë gabime. Me përjashtim të profetëve dhe të dërguarve, asnjëri prej tyre nuk është i pagabueshëm.

Sidoqoftë, ashtu siç kanë thënë dijetarët: nëse hajri, virtyti dhe dija e një personi janë përhapur dhe shtuar, atëherë gabimet e tij duhen anashkaluar. Kjo është e saktë.

(Sa i përket) Ebu Abdul-A’la – ما شاء الله  (çfarë do Allahu bëhet), ai ka mirësi të madhe. A kupton!? Ai ka gabime, ai nuk është i pagabueshëm dhe unë Abdurr-Rrahmani nuk jam i pagabueshëm.

Sidoqoftë, ai që kërkon për të kapur gabimet te tjetri, atëherë ai ka një sëmundje në zemrën e tij. E lusim Allahun për shpëtim e mirëqenie.

Abdurr-Rrahman Muhijj-ud-Diin: Data sot është dita e 7-të e Ramazanit, në xhaminë e profetit fisnik ﷺ. Es-selamu alejkum

Pyetësi: Viti 1440

Shejkh Abdurr-Rrahman Muhijj-ud-Diin: Viti 1440

Shpërndaje: