Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejkh dhe Imam – fjalët e abuzuara sot

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (117 B), min:  00:50
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e saktë t’i thërrasësh të gjithë me fjalën “Shejkh” duke pasur parasysh se kjo fjalë është përhapur?

Përgjigje: Sipas gjuhës arabe, fjala “Shejkh” zbatohet vetëm për një person të madh; i madh në moshë apo i madh në dijen e tij, pasurinë dhe të ngjashme. Kjo pra nuk thuhet për të voglin. Por sikurse the, kjo fjalë është përhapur në ditët e sotme, madje edhe të paditurit dhe injorantët thirren me këtë emër. Unë mendoj se nuk duhet të ndodhë kjo. Nëse ti e quan një të paditur “Shejkh” njerëzit mund të mashtrohen nga kjo dhe mendoj se ai me të vërtetë ka dije. Rrjedhimisht, ata i referohen atij për fetva, e cila është shumë e dëmshme.

Shumë njerëz sot, fatkeqësitë e marrin shumë të lehtë përgjigjen e pyetjeve edhe nëse nuk kanë dije. Sepse ata mendojnë se po nënvlerësojnë veten nëse thonë se nuk mund t’i përgjigjen pyetjes. Në fakt të thotë nuk e di vetëm se e plotëson atë. Por njerëzit në parim e duan popullaritetin.

Kështu që unë mendoj se fjala “Shejkh” duhet t’i thuhet vetëm një personi që e meriton si rezultat i moshës, nderit apo pozitës apo dijes që ai ka.

E njëjta vlen edhe për ata që i quajnë dijetarët në përgjithsi me fjalën “Imam”. Ata i quajnë ata “Imam”, edhe pse i përkasin pasuesve të dijetarëve. Edhe kjo gjithashtu nuk duhet të bëhet. Vetëm ai që meriton të quhet “Imam” duhet të thirret me këtë emër. Ai e bën këtë nëse ai ka pasues dhe mendime të njohura në mesin e muslimanëve.

Shpërndaje: