Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul%2004-07-1435-01.mp3
Data e fetvas: 4/7-1435 ose 4/5-2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sefer el-Hauali ka thënë në (Sherh et-Tahauijjah (2/272)) :
”Është një hotel në një nga vendet e Gjirit, në Dubai, i cili quhet ”Metropolitan Hotel”. Në këtë hotel thuhet hapur se ka alkool në të. Përveç kësaj, ka shtëpiza verore, videofilma dhe gjëra tjera. Kjo është një ftesë e hapur plotësisht. Ata madje edhe kanë bërë foto që vërteton se aty vallëzojnë vajza të zhveshura dhe ka alkool. Ne kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga ky mosbesim. Të lejosh diçka që e ka ndaluar Allahu është pa dyshim mosbesim.”
Pyetje: ”Njëri nga hoxhallarët që quhen ”Hoxhallarët e rizgjimit” sjell gjykim në mësimet e tij se mëkatet e përhapura sikurse diskotekat, alkooli dhe të ngjashme, dëshmojnë se ata i konsiderojnë të lejuara, gjë e cila është mosbesim i madh. A është ky gjykim i saktë dhe a është në përputhje me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit?”
Përgjigje: ”Fjala ”Rizgjim” (Sahuah) është e shpikur. A do të thotë se myslimanët kanë fjetur dhe tani janë zgjuar? Kush thotë kështu? Myslimanët janë ende të zgjuar lidhur me fenë e tyre. Ata nuk janë zgjuar tani, siç thotë ky person.
Sa i përket tekfirit lidhur me mëkatet, kështu që kjo i takon metodologjisë së Hauarixhëve. Ata janë ata që bëjnë tekfir për mëkatet të cilat nuk janë shirk. Nuk bëhet tekfir mbi mëkatet që nuk janë shirk, megjithatë mbi të gjykohet se është fasik nëse mëkati i tij është mëkat i madh, apo gjykohet si mëkatar nëse mëkati i tij nuk është mëkat i madh:
وَكَرَّهَ إِلَيْكُمُ الْكُفْرَ وَالْفُسُوقَ وَالْعِصْيَانَ
”Ndërsa mosbesimin, fiskun (dajen nga nënshtrimi) ua bëri që t’i urreni.” 49:7
Pra ato janë tri nivele; mëkatim, dalje nga nënshtrimi dhe mosbesim. Nuk duhet të gjykohen njerëzit e tjerë pa patur dije dhe urtësi.”