Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejkh Feuzan shkruan parathënie për librat të cilat përfolin dijetarët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Ligjërata ”El-Fiten ue Muakiful-Muslim minha 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë kam lexuar një libër që ju i keni shkruajtur parathënien. Në të padyshim se ka mësime të çmuara por edhe paralajmërime ndaj disa personave, ku ceken edhe emrat e tyre dhe thuhet se ata janë nga pasuesit e risive dhe devijimeve të ndryshme. Në të vërtetë, unë kam përfituar nga ai libër. Megjithatë, njëri më tha se libri sjell përçarje dhe shpif ndaj dijetarëve si pasojë, nuk duhet të lexohet. Çfarë thoni ju?

Përgjigje: Unë nuk shfajësoj veten time e as nuk e lavdërojë. Por në qoftë se në librat tona, gjeni ndonjë gabim që kundërshton Kuranin dhe Sunnetin, atëherë duhet të na e tregoni atë. Por ti thuhet të tjerëve nga epshet e teket se libri është i pa përshtatshëm nuk lejohet.

Thuaje të vërtetën edhe nëse është kundër teje o vëlla! Unë gjithmonë jam i gatshëm ti pranojë gabimet e mia. E nëse gjeni në atë libër diçka të tillë, ju duhet ti shkruani ato dhe të mi dërgoni mua. Mirëpo mospërputhshmëria me bindjen tënde apo me të dikujt tjetër, nuk është kriter për klasifikimin e librave të dijetarëve.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=0Z2k9USKvow

Shpërndaje: