Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejkh Mukbili në lidhje me qeverinë, Sururitë dhe Xhema’at-ul-Xhihad

Alameh Mukbil bin Hadiel-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=37

Data: 27/9-1420 ose 4/1-2000

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Abdirr-Rrahman (Amër Khalid) anon kah Xhemat-ul-Xhihad. Ky është një gabim, o vëllezër. Ne jemi në një vend musliman. I dërguari (salAllahualejhiueselem) ka thënë:

“Besimtari do të jetë në liri të fesë së tij,pëderisatë mos derdh gjakun e ndaluar.” Transmetuar nga Bukhari nga Ibn Umeri.

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

 وَمَن يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُّتَعَمِّدًا فَجَزَآؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا ”

Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është hidhëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.”1

Sikurse u tha vendi është musliman. Qeveria është, përkundër të gjitha problemeve të saj, muslimane. Ne nuk jemi të kënaqur me dikë që e kundërshton Kuranin dhe Sunnetin, por ne nuk mund të bëjmë tekfir mbi të. Sururitë janë njerëz të çmendurive. Ata përhapin fesad dhe janë të çmendur. Ata vijnë me fjalë boshe. Xhema’at-ul-Xhihad janë xhemati i veturave. Ata janë vetëm në kërkim të veturave nga Usameh bin Ladeni. Pasi që aty ti është dhënë një veturë, ata duan të kenë një tjetër. Ata janë një grup që janë në kërkim të gjërave të dunjasë. Pse ata e quajnë veten “Xhema’at-ul-Xhihad”? Këto janë vetëm fjalë të kota. Ju jeni një grup që përhap fesad dhe jo një grup që shkon në xhihad. Ata janë një grup që janë në kërkim të pozitave.




1 4:93

Shpërndaje: