Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejkh Usameh el-Utejbi refuzon disa fjalë të Shejkh Abdullah Bukharit në lidhje me Shejkh Salih el-Luhejdan

Shejkh Usameh el-Utejbi 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=w_XRdSAJ9zQ

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh Abdullah Bukhari (Allahu e drejtoftë):

Ky njeri… nuk është e mundur… Nëse doni ta krahasoni atë me dikë, atëherë krahasojeni atë me Shejkh Abdul-Aziz ibn Bazin.

Shejkh ibn Baz e kishte të gjithë shtetin me të (që e përkrahnin); mbretin, gjykatësit dhe të gjithë princat dhe dijetarët [ishin me të].

Shejkh Rabi nuk kishte asnjë sundimtar [që ta mbronte], kjo ishte gjendja e tij, megjithatë ai është i fortë në besimin dhe mbështetjen e tij tek Allahu. Kur ti hyn tek ai dhe ti ulesh me të, ma sha’a Allah!

Do ta gjeni të qetë, duke shkruar, duke dhënë mësim dhe duke lexuar. Nuk do ta gjesh atë të dëshpëruar dhe të shqetësuar.

SubhanAllah – për shkak të faktit që [Shejkh Rabi ka thënë], njerëzit flasin për të, ata po thonë “Medkhalitë”…

Ndërsa ai qesh ndonjëherë.

Kur e kisha zakon ta vizitoja, i thosha vetes: “SubhanAllah, shiko se si Allahu ka zbritur këtë paqe dhe qetësi mbi të.”

E gjithë bota u ngrit kundër tij për shkak të atyre që shkroi.

[Për shkak të qetësisë së tij] ai nuk shqetësohej, a thua sikur flisnin për dikë tjetër dhe jo për të?!

Ai është i qetë, i lumtur Ma sha’a Allah… [zëri i paqartë]

Shejkh Salih el-Luhejdan, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë [të Arabisë Saudite], pasi ai dha një fetva për pronarët e një kanali televiziv ose të një prej stacioneve satelitore, ai tha: “Është e detyrueshme që ata të ndëshkohen.”

Ose diçka të tillë, fjala e tij është e regjistruar.

Për shkak të kësaj fjale…

… dhe sigurisht që liberalët u ngritën dhe thanë se ky Shejkh [po thërret] për vrasje dhe nuk e di…

… [ata thanë gjithashtu] kjo është një ideologji e Tekfirsave.

Çështja është se kjo fjalë [çështja e vendosjes së ndëshkimit] duhet t’i referohet shtetit dhe pushtetarëve.

Kriminelët u ngritën ashpër kundër Shejkhut; Liberalët posaçërisht.

Shejkhu tha: “Unë kam punuar në këtë fushë; fushën gjyqësore për 50 vjet dhe kurrë nuk kam marrë as një ditë pushim.”

Po i referohem Shejkh Salih el-Luhejdanit.

Ai tha: “Tani do të marr pushim për shkak të kësaj fetvaje.”

Sigurisht që Shejkhu ishte prekur dhe ndikuar nga reagimi i tyre, si kanë guxuar këta njerëz të marrin guximin të flasin për të, ndërsa ai është kryetar i këshillit suprem gjyqësor [i Arabisë Saudite].

Mbretërit, princat, dijetarët dhe shumica e nxënësve të dijes; asnjë prej këtyre [grupeve njerëzish] nuk ishte kundër Shejkh Luhejdanit.

Ata që ishin kundër tij ishin kriminelët, mendjelehtët dhe pasuesit e epsheve.

Sidoqoftë, ai u prek.

Një Shejkh më tha: “Do të udhëtoj për në Kasim.

[I thashë]: Pse?

Ai tha: “Unë do të vizitoj Shejkh Salih el-Luhejdanin në fermën e tij.”

Unë e pyeta: “Pse është në fermë?”

Ai m’u përgjigj: “Për shkak të asaj fetvaje, ai iku dhe u fsheh.”

… ata thonë se ai ishte prekur për shkak të fjalëve që u thanë për të…

Shikoni se si ai ishte prekur dhe pastaj ai e izoloi veten e tij, do të thotë; ai nuk ishte në gjendje të përballonte këtë.

Ndërsa Meshajikhët, princat dhe nxënësit, të gjithë e vizituan atë.

Shejkh Rabi, i gjorë, ku të shkojë?

Në cilën fermë?

Ku të shkojë ai?

Shejkh Usameh el-Utejbi:

Shejkh Salih ibn Muhammed el-Luhejdan është një dijetar Selefi dhe ai është në betejë kundër njerëzve të së kotës.

Ai gjithmonë flet kundër Xhematit Teblig dhe Ikhuanul Musliminëve me fjalë të qarta.

Ai dikur shfaqej në këtë kanal… si quhej kanali? Kanali është në pronësi të Ikhuanul Musliminëve, por është për lajme etj.

E kam harruar emrin e tij, por…

Kanali që quhet “istikaamah” ose Ma’had, unë e kam harruar emrin e tij, por është i njohur.

Shejkhu dikur shfaqej në të, pretendohej se kanali televiziv ishte neutral dhe me dije, megjithatë dihej që ishte një kanal i Ikhuanul Musliminëve.

Emri i kanalit ishte Mexhd.

Allahu të shpërbleftë Shejkh Junus!

O Junus – Allahu të shpërbleftë! O banorë të Tukrah!

Ma sha’a Allah, dërgoi përshëndetjet e mia nënës tënde, Allahu të shpërbleftë!

Allahu e begatoftë në moshën e saj dhe në punët e saj!

E lus Allahun që t’ju japë sukses juve, asaj, vëllezërve tuaj, tërë familjes suaj dhe fëmijëve tuaj!

Shejkh Salih el-Luhejdan paralajmëroi kundër Ikhuanul Musliminëve në kanalin [satelitor] Mexhd.

Kështu, ata e përjashtuan nga kanali dhe e ndaluan atë që të shfaqej aty.

Shejkh Salih el-Luhejdan iku në fermë?!

Jo, ai nuk shkoi në fermë.

A u mërzit?

A u zemërua?

Ndoshta u zemërua, megjithatë kjo nuk e shqetësoi atë.

Shejkh Salih el-Luhejdan ka disa fjalë të ashpra kundër njerëzve të së kotës dhe ai e di plotësisht mirë se Kutbitë (Khauarixhët) po bëjnë një luftë kundër tij.

E vizitova në xhaminë e tij, u ula me të dhe ai më tha…

… kjo ishte rreth 22 vjet më parë kur e vizitova.

Ai më tha: “Khauarixhët erdhën tek unë dhe ata e vendosën nën derë librin “Zbulimi i qartë i kufrit të shtetit Saudit”.”

Gjatë gjithë jetës së tij ai u kërcënua se do ta vrasin dhe megjithatë Shejkhu ishte i qëndrueshëm dhe ai ende është i qëndrueshëm.

Ai nuk kishte frikë nga asgjë dhe as nuk u fsheh në një fermë.

[Abdullah el-Bukhari] tha: “Shejkh Salih el-Luhejdan shkoi në fermë sepse ata folën për të dhe ai shkoi në fermë, u fsheh, dhe gjëra të tjera, princat dhe Meshajikhët e vizituan atë.”

E gjithë kjo është një fjalë e kotë.

E gjithë kjo nuk është e vërtetë.

Nuk kanë bazë këto fjalë.

Shejkh Salih el-Luhejdan flet të vërtetën dhe nganjëherë ai mund të gabojë dhe nganjëherë ai mund të jetë i saktë.

Ai është njeri, megjithatë të thuhet se u fsheh në një fermë ose ai shkoi në fermën e tij dhe u ndikua nga ana psikologjike…

Dhe ai [Abdullah el-Bukhari] me këtë donte ta krahasonte atë me Shejkh Rabin, sepse sipas tij (Abdullah Bukharit) Shejkh Rabi nuk i kushton rëndësi ose nuk shqetesohet [kur flitet për të].

Këto fjalë janë të pasakta.

Të gjithë njerëzit shqetësohen dhe i kushtojnë rëndësi situatave të tilla, përfshirë dhe Shejkh Rabinë.

Kur dikush nga njerëzit e gënjeshtrës flet për të, ai i kushton rëndësi, mërzitet dhe e refuzon atë.

Një herë Shejkh Rabi lexoi një artikull në të cilin përhapeshin dyshime nga Ebul Hasen el-Ma’ribi dhe përmbante sulme ndaj tij (Shejkh Rabisë)…

… dyshimet e Ebul Hasan el-Ma’ribiut kundër tij, kështu që ai më thirri ndërsa isha në rrugë mes Xhides dhe Medinës.

Pasha Allahun – Unë isha në makinën time dhe Shejkh Rabi më thirri, ndërsa ai akoma banonte në Mekë dhe ai tha: “O vëlla Aba Umer! Ekziston një artikull i tillë dhe përbëhet nga dyshime të tilla, dyshimet e Ma’ribiut dhe unë dua që t’i të përhapësh refuzimin tënd që i ke bërë atij.”

Shejkhu i kushtoi rëndësi dhe donte t’i refuzonte ata dhe të mbrohej.

Dhe unë – betohem në Allahun – e parkova makinën anash dhe shkrova një refuzim duke qenë në makinë.

Sepse artikulli ishte i publikuar tashmë, kështu që ishte vetëm një prezantim i ri [që shkrova] dhe pastaj e përhapa ndërsa isha duke ecur gjate rrugës.

Unë kisha internet dhe celular – elhamduliLah – kështu që unë publikova refuzimin.

Shejkh Rabi i ndjek gjërat. Një herë Ajman Abdul-Hamid, një pasues sudanez i Halebiut shkroi [diçka kundër Shejkhut], kështu që [Shejkh Rabi] tha: “Shkruaj dhe refuzoje atë.”

Ai tha: “Lexoje sepse unë nuk e kam lexuar (atë që shkroi sudanezi)!”

Kjo ishte ndërsa ne ishim në shtëpinë e Shejkh Rabis në Medine, ai tha: “Refuzoje! Refuzoje!”

Refuzimi duhej bërë sepse ishte një mbrojtje të Shejkh Rabisë dhe mbrojtja e tij në atë kohë ishte një mbrojtje e së vërtetës.

Ne ende vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën.

Shejkh Rabi i kushton rëndësi. Mos thuaj që ai nuk i kushton rëndësi!

Si nuk i kushton rëndësi?!

Mos thuaj [Shejkh Salih el-Luhejdan] u ndikua nga ana psikologjike dhe u fsheh në një fermë.

[Mos thuaj gjëra të tilla dhe si rezultat rrëzon njërin dijetar dhe ngre dijetarin tjetër] Shejkh Salih el-Luhejdan bëri këtë dhe këtë, dhe Shejkh Rabi bëri këtë dhe këtë…

Nuk di për asnjë nga dijetarët e Sunnetit që ndonjë prej tyre të jetë ndikuar nga ana psikologjike për shkak të reagimeve të pasuesve të së kotës.

Përkundrazi, ata janë guximtarë. Elhamdulilah!

Shejkh Rabi është i guximshëm.

Shejkh Salih el-Luhejdan është i guximshëm.

Shejkh Salih el-Feuzan është i guximshëm.

Të gjithë Meshajikhët tanë janë të guximshëm.

Mos më thuaj që ai u ndikua nga ana psikologjike dhe u fsheh në fermën e tij dhe pastaj e vizituan…

… jo, jo, jo, këto fjalë janë të pasakta.

Dhe për të verifikuar, isha në kontakt me disa nga fëmijët e Shejkh Salih el-Luhejdanit dhe unë prisja përgjigjen e tyre, megjithëse unë tashmë e dija se ajo që tha [Abdullah el-Buhkari] nuk ishte e vërtetë.

Po, Shejkh Luhejdani foli dhe pati sulme të ashpra ndaj tij, megjithatë [të pretendohet] se ai u  fsheh në një fermë dhe më pas princat dhe Meshajikhët e vizituan për ta ngushëlluar sepse ai u dobësua shpirtërisht, kjo nuk është e saktë.

Po kështu, të bëhet një krahasim midis [Shejh Salih el-Luhejdan] dhe Shejkh Rabisë nëpërmjet së cilës synohet të dalë në pah vlera e Shejkh Rabisë mbi shejkh Luhejdanin, atëherë ky është një krahasim i pavlefshëm, sepse në këtë gjë ka një nënvlerësim dhe cilësim me mangësi ndaj dijetarëve.

Është e detyrueshme të respektohen dijetarët e Sunetit.

Selefiu i respekton dijetarët e sunnetit.

Ai e respekton Shejkhun [Abdul Muhsin] Abbadin.

Ai e respekton Shejkhun Salih Suhejmin.

Ai e respekton Shejkh Muhammed ibn Hadin.

Ai e respekton Shejkh Muhammed Bazmulin.

Ai e respekton Shejkh Ahmed Bazmulin.

Ai e respekton Shejkh Adil Mansur.

I respekton të mëdhenjtë.

Ai e respekton Shejkh Muhammed Ali Ferkusin.

Ai e respekton Shejkh el-Feuzanin, Shejkh Rabin dhe Shejkh Ubejdin.

Ai e respekton Shejkh Abdul Mexhid Xhum’an dhe të gjithë dijetarët e Sunnetit. Respektimi i dijetarëve është rregull dhe parim bazë te ne!

Mos thuaj se ky është më i moshuar dhe ai është 80 (vjeç) ose 70 ose 55 ose 56…. të gjithë dijetarët e Sunnetit, përderisa ai është dijetar, atëherë ai ka hakun e tij (kundrejt nesh) si dijetar. Qoftë ai i moshuar apo i ri, qoftë me dije të madhe, qoftë me më pak dije, përderisa është i njohur për dije duhet të respektohet.

Në këtë rast – Allahu ju bekoftë – pozicioni ynë është i qartë kundrejt kësaj fjale që përmban kritikë ndaj Shejkh Salih el-Luhejdanit.

Kjo fjalë refuzohet.

Kjo fjalë është e kotë.

Kjo fjalë është e pasaktë.

Pozicioni ynë është i qartë nga kjo fjalë e rreme.

Ne i përmendim dijetarët për të mirë.

Nëse doni të përmendni virtytin e Shejkh Rabisë dhe se ai është i durueshëm dhe i qëndrueshëm përballë fjalës së tyre të ashpër dhe sulmeve ndaj tij, atëherë nuk ka asnjë problem në këtë, vazhdoni dhe përmendeni këtë.

Unë – elhamdulilah – jam student i dijes dhe Sa’afikah kanë folur për mua, nderin tim, ata më kanë fyer, më kanë akuzuar për shpifje imorale, ata kanë gënjyer ndaj meje dhe më kanë fyer etj.

Dhe pas gjithë këtyre – tërë hamdi i përket Allahut – unë [jam] akoma i qëndrueshëm.

Ata kanë nxitur madje edhe njerëzit më të afërt kundër meje; studentët e mi, të dashurit e mi, miqtë e mi, Meshajikët e mi dhe të rinjtë në Libi, ata më donin dhe më respektonin.

[Sa’afikah] kanë bërë dëm në të gjithë botën, kanë ndikuar në mendjet e të rinjve, kanë komplotuar kundër tyre, i kanë mashtruar.

Edhe me gjithë këtë, mbeta i duruar dhe mbeta i qëndrueshëm.

Nuk mund të them se unë jam i durueshëm, ndërsa Shejkh el-Luhejdan nuk është i durueshëm, në mënyrë që të bëj të dukshëm virtytin tim.

Jo! Ky është një turp! Duhet të kesh turp!

Ki turp dhe mëso si të flasësh!

Mëso si të flasësh!

Mëso si të flasësh!

Mëso si të flasësh për  njerëzit e dijes!

Këta shembuj sjellin për ne [realitetin] e Sa’afikave.

Ata janë që i fyejnë dijetarët, pastaj ata duan të thonë se ti po i sulmon dijetarët.

Kjo është rruga juaj o Sa’afikah!

Ky është Menhexhi juaj! Rruga juaj! Kjo është edukata juaj!

Ky është komenti [im] për atë audio dhe po mjaftohem me këtë.

Shpërndaje: