Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejtanët bën kufër e jo profeti Sulejman

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Sherh Akidat-is-Salaf ue As’hab-il-Hadith, fq. 274-275

Përktheu: Valdeti Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë: 

“Ata ndoqën shpifjet e shejtanëve lidhur me mbretërinë e Sulejmanit. Në të vërtetë, Sulejmani nuk kishte rënë në mosbesim por shejtanët kishin rënë në mosbesim, duke ua mësuar njerëzve magjinë dhe atë që u zbriti dy melekëve në Babiloni – Harutit dhe Marutit. Ata nuk ia mësonin atë (magjinë) askujt pa i thënë: “Në të vërtetë, ne jemi sprovë kështu që mos u bëj jobesimtar (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Ata mësonin nga ata të dy si të ndajnë burrin nga gruaja, por ata nuk mund t’i bëjnë dëm përmes saj askujt pa lejen e Allahut. Kështu ata mësuan atë që u sjell vetëm dëm dhe nuk u bën dobi ndonëse e dinin mirë se kushdo që e zgjedh atë (magjinë) nuk do të ketë kurrfarë hiseje në botën tjetër. Ah, sa e shëmtuar që është ajo për të cilën shitën veten e tyre! Veç sikur ta dinin!El-Bekare, 2:102

Ajeti vërteton duke dëshmuar se ka magji dhe magjistarë. Ai gjithashtu sqaron gjykimin e magjisë. Magjia dhe të mësuarit e saj është mosbesim. Allahu (te ala) ka thënë:

“Ata ndoqën shpifjet e shejtanëve lidhur me mbretërinë e Sulejmanit.

Do të thotë se ata gënjejnë dhe shpifin për perandorinë e Sulejmanit (alejhi-selam). Ata pohuan se Sulejmani arriti mbretërinë madhështore dhe pushtimin e njerëzve dhe xhinëve duke përdorur magjinë. Allahu (tabarak ue te ala) i përgënjeshtroi ata dhe e pastroi profetin e Tij Sulejmanin (alejhi-selam). Ai sqaroi se ai është i dërguari i Allahut dhe se ai nuk merrej me magji dhe se kjo është vetëm një gënjeshtër ndaj tij. Allahu e bëri të qartë se magjia është mosbesim, dhe tha:

 “Sulejmani nuk kishte rënë në mosbesim.

Sepse magjia është mosbesim dhe blasfemi. Ky është një argument i qartë se magjia është mosbesim:

“Por shejtanët kishin rënë në mosbesim duke ua mësuar njerëzve magjinë.

Shejtanët janë kufarë. Ata ia mësojnë njerëzve magjinë, e cila është kufër:

“Kështu ata mësuan atë që u sjell vetëm dëm dhe nuk u bën dobi ndonëse e dinin mirë se kushdo që e zgjedh atë (magjinë) nuk do të ketë kurrfarë hiseje në botën tjetër.

Ata zëvendësuan pasimin e të dërguarve dhe mesazhin e tyre me magjinë. Magjia është e ndaluar në të gjitha sheriatet dhe shpalljet për shkak se ajo është kufër.

Shpërndaje: