Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejtani e largon njeriun nga bamirësia

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Feuad min et-Tefsir, fq. 99

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمُ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُم بِالْفَحْشَاء وَاللّهُ يَعِدُكُم مَّغْفِرَةً مِّنْهُ وَفَضْلاً وَاللّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ

”Djalli ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij. Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” 2:268

Në këtë ajet, Allahu na e bën të qartë se shejtani i ndytë e pengon robin nga bëmirësia. Shejtani i mallkuar thërret në çdo të keqe. Ai i kërcënon njerëzit me varfëri dhe të thotë:

”Nëse ju jepni sadaka, atëherë pasuria juaj do të pakësohet dhe pastaj mund të ballafaqoheni me vështirësi.”

Ai mundohet ta pengoj njeriun nga dhënia sadaka duke e kërcënuar atë me varfëri, deri sa ta bind njeriun se, sa më shumë që ai të jep, rreziku është më i madh që të bien në gjendje të vështirë. Gjithashtu, ai i urdhëron njerëzit që të kryejnë vepra të pamoralshme dhe mëkate të cilat Allahu Xhela ue ‘Ala i ka ndaluar, dhe njëra prej këtyre veprave është edhe koprracia.

Shpërndaje: