Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (6/1/425)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2688 – I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Gruaja është auret (pjesë që duhet mbuluar), kur të dalë nga shtëpia, shejtani i vihet pas asaj (duke e nxitur në sprova dhe duke sprovuar meshkujt me të). Ajo është më së afërmi Zotit të saj kur ajo qëndron në shtëpinë e saj.”
Transmetuar nga et-Tabarani në “el-Ausat” (3036). Zinxhiri i transmetimit është autentik dhe të gjithë transmetuesit e tij janë të besueshëm dhe burrat e Muslimit përveç el-Baghauiut. Ai është i besueshëm sipas ed-Darakutni.
Padyshim që shejtani e ndjek atë me shikimin e tij edhe pse nëse ajo e mbulon fytyrën. Ajo është auret të paktën kur del jashtë. Hadithi, pra, nuk ka të bëjë fare me faktin se fytyra e saj është auret në kuptimin e Fikhut. Sidoqoftë, shumica e dijetarëve nuk mendojnë se fytyra e saj është auret. Është sqaruar në librin tim “Xhilbab-ul-Mar’ah el-Muslimeh”.