Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shejtani të thotë se je duke kërkuar dije për syefaqësi

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dituria është ibadet! Dhe themeli i ibadetit është sinqeriteti ndaj Allahut dhe pasimi i profetit të Tij ﷺ. Pra, është patjetër që të jemi të sinqertë në kërkimin e dijes, në mënyrë që të jetë e sinqertë për Allahun (subhanehu ue te ala). Dituria është ibadet!

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

“Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun!” 39:3

”Andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!” 39:2

”Thuaj: ”Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij!” 39:11

Sinqeriteti është një çështje e çmuar e zemrës, të cilin nuk mund ta shohë askush përveç Allahut (subhanehu ue te ala). Dhe ai që vjen për kërkimin e diturisë me sinqeritet për hir të Allahut, Allahu e konsideron atë si një muxhahid në rrugën e Allahut, si një muxhahid në rrugën e Allahut. Kërkimi i diturisë pra është xhihad! Pra, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe atij. Kjo për shkak se ti e lufton nefsin për të kërkuar diturinë Sheriatike, e cila merret nga Libri i Allahut (te ala) dhe sunneti i të dërguarit të Tij ﷺ.

Disa nga selefët thoshin: ”Ne kërkuam dituri jo për hir të Allahut, por dituria nuk pranoi që të kërkohej përveç se për hir të Allahut.”

Nëse shejtani i bën vesvese nxënësit të dijes duke i thënë: ”Ti ke ardhur për të kërkuar dituri për syfaqësi, kështu që duhet të largohesh nga kërkimi i dijes”. Ai nuk i bindet shejtanit! Edhe nëse gjen diçka nga syfaqësia në veten e tij. Përkundrazi, ai duhet të vazhdojë të kërkojë dituri, ndërsa përfundimi i tij – me lejen e Allahut- do të jetë duke u transferuar nijeti i tij në sinqeritet ndaj Allahut. Kjo është sikurse adaptimi, për shkak se çdo herë që i shtohet dija, i shtohet edhe frika ndaj Allahut (subhanehu ue te ala), dhe si rezultat i kësaj, dituria e tij do të jetë për hir të Allahut (azze ue xhel).

Shpërndaje: