Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Nasa’ih ue Fadha’ih, fq. 155
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: A është thirrja Selefije e kufizuar vetëm tek të rinjtë, apo ajo ka edhe dijetarë?
Përgjigje: Nëse Selefizmi kishte qenë i kufizuar tek të rinjtë ai do të ishte thirrje kaotike. Shko në Qabe. Sa do të shihni të ulur bashkë me Shejkh Ibn Uthejminin? Do të shohësh një turmë të madhe. Sa do të shihni duke u ulur me Shejkh Ibn Bazin? Të rinjtë që nuk ulen me dijetarët janë të hutuar. Ata bien në ekstremizëm dhe devijim. Të rinjtë që edukohen nga dijetarët janë të balancuar. Ata qëndrojnë kundër bidatçive dhe i sqarojnë gabimet dhe devijimet e tyre. E njëjta vlen edhe për Shejkh Albanin dhe Shejkh Rabin.
Apo ke për qëllim dijetarë si Abdullah el-Ahdal i cili nuk e sheh dallimin në mes të një hadithi që është Muttasil1, dhe një që është Musned2, një që është Mudhterib3 dhe një që është Marfu4, atë që është e Mursel5 cili është Mu’al-lak6? A doni që unë ta klasifikoj atë mesin e dijetarëve? Kurrë në jetë. Në fakt nuk lejohet të ulurit me të. Ai është një gënjeshtar i keq. Ai gënjen për ne, se kinse ne paguhemi. A e ka parë ai me të vërtetë se po shkëmbejmë mesazhe me armiqtë e islamit dhe sekularistët dhe se ne jemi spiunët e tyre? Ai është një gënjeshtar që e ka djegur veten e tij dhe hamdi dhe lavdërimi i përket Allahut!
1 Alameh Ahmed Shakir ka thënë:
“Ajo që transmetohet nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) apo një sahabi me një zinxhir të lidhur quhen Mausul ose Muttasil.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 38)
2 Alameh Ahmed Shakir ka thënë:
“Musned është një hadith i cili i atribuohet të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) me një zinxhir të lidhur të transmetimit edhe nëse duket ashtu nga ana jashtme.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 37)
3 Alameh Ahmed Shakir ka thënë:
“Nëse një hadith përshkruhet në mënyra të ndryshme, në kuptimin e tekstit, ose të zinxhirit, nga një transmetues ose më shumë, dhe nuk është e mundur për të përcaktuar se cili prej tyre është i fortë, ai është Mudhtarib. Kjo do të thotë se është i dobët përveç në një rast…” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 99)
4 Alameh Ahmed Shakir ka thënë:
“Ajo që i atribuohet profetit (salAllahu alejhi ue selem) nga të folurit, veprimit ose miratimit quhet Merfu.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 38)
5 Alameh Ahmed Shakir ka thënë:
“Mursel është një hadith të cilin një tabiin, i madh apo i vogël, e transmeton nga profeti (salAllahu alejhi ue selem), pa përmendur se kush ia ka treguar atë.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 43)
6 Alameh Ahmed Shakir ka thënë:
“Mu’al-lak është një hadith ku fillimi i zinxhirit të transmetimit nuk përmendet. Nuk ka rëndësi nëse është një ose më shumë transmetues të cilët janë fshirë nga zinxhiri.” (Sherh Alfijjat-isl Sujuti, fq. 50)