Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (vdiq. 774)
Burimi: Tefsirul-Kuranil-‘Adhim (1/82)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu subhanehu ue te ala ka thënë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ {21} الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ
فِرَاشاً وَالسَّمَاء بِنَاء وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً
وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ {22}
“O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat); i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.” 2:21-22
Shumë komentator të Kuranit, si er-Razi dhe të tjerë, kanë përdor këtë ajet për të argumentuar ekzistencën e Krijuesit Te’ala.
Çdokush që mediton mbi krijesat në qiell dhe në tokë dhe format e tyre të ndryshme, ngjyrat, lëvizjet e ndryshme, e kupton fuqinë e Krijuesit të tyre, urtësinë, diturin dhe pushtetin absolut.
Pasi një beduin u pyet për dëshminë e ekzistencës së Zotit Te’ala, ai tha:I pastër është Allahu nga çdo e mangësi!
Bajga sugjeron në ekzistimin e devesë dhe gjurmët e këmbëve sugjerojnë ecjen e një këmbësori. Qielli ka yjet e saj, toka ka rrugët detet kanë valët e tyre.
A nuk dëshmon kjo në ekzistimin e Allahut Një?!
Er-Rrazi transmeton se err-Rrashiidi pyeti Imam Malikun në lidhje me ekzistencën e Allahut, ndërsa ai dëshmoi këtë me ekzistimin e gjuhëve të ndryshme, zërave dhe tingujve të ndryshëm.
Kur një grup heretikësh erdhën tek Ebu Hanife për ta pyetur në lidhje me ekzistencën e Krijuesit Te’ala, ai tha: “Më leni të qetë! Unë jam i ulur këtu dhe po mendojë për diçka që kam dëgjuar dje.
Dikush më tha se ishte një anije e ngarkuar me mallra. Nuk kishte dikush që ta ruaj apo ta drejtoj atë. Mirëpo, ajo mbërrin ashtu e vetmuar duke çarë të gjithë ato valë të mëdha!”
Pas kësaj, heretikët thanë: “Këtë nuk e thotë askush që ka mendje të shëndoshë!”
Në atë rast, Imam Ebu Hanife tha: “Mjerë për ju! Këto krijesa në qiell dhe në tokë, dhe gjithë ato fshehtësi që ne nuk i dimë, a nuk kanë ndonjë Krijues?!”
Ata heshtën, pastaj u kthyen tek e vërteta duke e pranuar islamin nëpërmjet tij.
Kur Imam Shafiu është pyetur në lidhje me ekzistencën e Krijuesit, ai tha: “Po e marrim një shembull: fleta e boronicës ka vetëm një shije.
Nëse një krimb (nga i cili prodhohet mëndafshi) e han atë, prej tij del mëndafshi. Nëse atë e ha një bletë, atëherë nga ajo del mjaltë.
E nëse atë e hanë delet, lopët dhe bagëtitë tjera, prej saj del bajga. Nëse gazelat e hanë atë, atëherë prej tij do të del misku. Megjithatë, ajo është e njëjta gjë.”
Kur iu shtrua një pyetje e ngjashme Imam Ahmed bin Hanbelit, ai tha: “Këtu kemi një kullë të madhe e të rrafshët. Nuk ka hyrje dhe as dalje.
Nga pamja e jashtme, ajo është nga argjendi. Brendia e saj është prej ari. Papritmas del prej saj një krijesë që dëgjon dhe sheh.
Ajo ka një pamje të bukur dhe një zë të këndshëm (A ka mundësi të ndodh kjo?)!”
Ai e kishte për qëllim zogun që del nga veza.