Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)
Burimi: Et-Tekh’uijfu minen Nari, fq. 166-176
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
”Imam Bukhariu transmeton nga Ebu Hurejra i cili ka thënë se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Distanca midis dy supeve të kafirit është sa distanca që hecën kalorësi i shpejtë për tri ditë.”
Gjithashtu e ka transmetuar edhe Imam Muslimi me transmetimin e tij nga Ebu Hurejra i cili ka thënë se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Distanca midis dy supeve të kafirit në zjarr është sa distanca që hecën kalorësi i shpejtë për tri ditë.”
Muslimi transmeton nga Ebu Hurejra i cili ka thënë se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Dhëmballa e jobesimtarit është sikurse Uhudi dhe trashësia e lëkurës së tij është sa distanca e tri ditëve udhëtim.”
Imam Tirmidhiu transmeton nga Ebu Hurejra i cili ka thënë se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Dhëmballa e jobesimtarit në ditën e gjykimit do të jetë sikurse Uhudi. Ndërsa kofshët e tij do të jenë (të mëdha) sa Bejda-ja ndërsa vendqëndrimi i tij në zjarr është sa distanca e tri ditëve udhëtim, njëjtë (sikur me shkuar në) Er-Rabedhe.”
Gjithashtu, ai ka transmetuar nga Ebu Hurejra i cili ka thënë se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Trashësia e lëkurës së jobesimtarit është dyzet e dy krah. Dhëmballa e tij do të jetë sikurse Uhudi ndërsa vendqëndrimi i tij në zjarr është sa distanca midis Mekkes dhe Medines.”
Zejd Ibn Erkam ka thënë:
”Një burrë nga banorët e zjarrit do të jetë aq i madh sa që një dhëmballë nga dhëmballat e tij do të jetë sikurse Uhudi.” E transmeton Imam Ahmedi, hadith Meukuf.
Transmetohet nga Ibn Abasi se ka thënë:
”Distanca midis bulëve të veshëve të banorëve të zjarrit dhe supeve të tyre është sa distanca e shtatëdhjetë (vite) vjeshtave udhëtim. Në të ka lugina nga qelbi dhe gjaku.”
I thanë:
”Lumenj?”
Ai tha:
”Jo, lugina.” e transmeton Imam Ahmedi.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
تَلْفَحُ وُجُوهَهُمُ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُونَ
”Zjarri do t`ua përcëllojë atyre fytyrat dhe do tu duken dhëmbët.” 1
Ebu Seid El-Khudrij ka transmetuar se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lidhje me fjalën e Allahut:
”dhe do tu duken dhëmbët.”Zjarri do t`i përcëllojë aq shumë sa që buza e sipërme do t`i mblidhet derisa të arrijë në gjysëm të kokës, ndërsa buza e poshtme do t`i bie aq poshtë derisa të arrijë tek kërthiza.”
E ka transmetuar Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi dhe (dy të fundit) kanë thënë: I saktë.
Ndërsa sa i përket moshës së tyre, ata do të kenë të njëjtën moshë sikurse banorët e xhenetit. Transmetohet nga Ebu Se`ijd el-Khudrij se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Kushdo që vdes dhe ai është prej banorëve të xhenetit, i vogël apo i madh, ata do të jenë në xhenet tridhjetë vjeçar dhe nuk do shtohet më shumë se kaq. E njëjta gjë është edhe me banorët e zjarrit.” E transmeton Tirmidhiu.
Ndërsa në një transmetim tjetër të cilin nuk e transmeton Tirmidhiu thuhet:
”Tridhejtë e tre vjeç.”
Është transmetuar se disa prej tyre do të kenë dy gjuhë dhe dy fytyra prej zjarri. Në sunenin e Ebu Daudit transmetohet nga Ammari se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ai i cili ka në këtë dynja dy fytyra, në ditën e kijametit do të ketë dy gjuhë nga zjarri.”
Do të ketë prej tyre që fytyrat e tyre do të shndërrohen në pamje të shëmtuara. Në Sahih transmetohet se kur Ibrahimi (alejhis-selam) ndërmjetëson për babain e tij, i thuhet:
O Ibrahim! Shiko se çfarë ka pas teje dhe ai (babai) ka marrë pamjen e hienës mashkull, i cili do të kapet dhe do të hidhet në zjarr.”
Ebu Alije në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar ”pastaj e çuam atë në gjendjen më të ulët.” ka thënë: (i çuam) në zjarr në pamjen e derrave. E ka transmetuar Ibn Ebi Hatim.”
1 El-Mu’minun 23:104