Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: El-Fauaid fq 216
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Viti është si një pemë, muajt janë si degë, ditët janë si nëndegë, orët janë si gjethe dhe frymëmarrjet janë si frutat. Kështu që ai i cili i bën të gjitha frymëmarrjet në bindje ndaj Allahut, atëherë frutat në pemën e tij do të jenë të mira.
Por ai frymëmarrjet e të cilit janë në mosbindje ndaj Allahut, atëherë pema e tij do të jetë e kalbur. Të korrat do të ndodhin vetëm në Ditën e Gjykimit dhe pastaj dallohet fruti i mirë nga ai i kalburi.
Sinqeriteti dhe monoteizmi janë si një pemë në krahasim me zemrën. Degët e saj janë veprat ndërsa fryti i saj është jeta e lumtur në këtë jetë dhe lumturia e përhershme në jetën tjetër. Ashtu siç nuk janë frytet e Xhennetit të ndërprera apo të paarritshme, ashtu janë edhe frytet e monoteizmit dhe të sinqeritetit.
Idhujtaria, gënjeshtra, dhe rijaja janë si një pemë në zemër. Frutat e saj në këtë jetë janë, frika, shqetësimi, ankthi, gjoksi i ngushtë dhe zemra e errësuar. Frutat e saj në jetën e ardhshme janë një dënim i përjetshëm dhe i tmerrshëm. Allahu i ka përmendur të dyja këto pemë në suren Ibrahim.