Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lexuesi: Sikurse thënia e Allahut te-ala-:
“Që i do dhe që e duan.” El-Maideh, 5:54
Dhe thënia e Allahut:
“Thuaju (o Muhammed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë.” El-Maideh, 5:54
Imam Feuzan:
“Allahu do të sjellë një popull, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër ndaj kufarëve; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i Madh dhe i Gjithëditur.” El-Maideh, 5:54
Po!
Lexuesi: Dhe thënia e Allahut:
“Thuaju (o Muhammed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë.” Ali-Imran, 3:31
Imam Feuzan: Po! Ai që pretendon se e do Allahun, ai e pason të dërguarin e Tij ﷺ. Nëse pretendon se e do Allahun dhe nuk e pason të dërguarin e Tij, ky person është gënjeshtarë!
“Thuaju (o Muhammed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua.” Ali-Imran, 3:31
Shenja se personi e do Allahun është se ai e pason të dërguarin ﷺ.