“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shenjat e një personi Hizbi

Alameh Zejd Ibn Hadi el-Medkhali 

Burimi: [El-a’kd El-muneddad El-Xhedijd fijl exhuibe a’la mesial fijl fikh uel menahixh uet-Teuhid: fq. 43-44 ]

Përkthe: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur quhet një person Hizbi ” (pasues partiak i një grupi të devijuar)?

Përgjigje: Kjo pyetje ka nevojë për përgjigje të shtjelluar dhe tani nuk kam kohë të lirë për të tillë përgjigje, porse do të tregoj ty disa prej shenjave me të cilat njihet me anë të tyre një Hizbi qoftë ai kokë apo pasues i verbër, siç vijon:

1-) Anëtarësimi i tij (Përfshirja) në një grup të caktuar i cili ka një metodologji (menhexh) të veçantë që është në kundërshtim me metodologjinë e të parëve (Selefëve) prej Dijetarëve të Hadithit dhe transmetimeve (Ehlul-Hadith ue El-Ether) siç është grupi i ”Ikhuanul-Musliminëve” dhe i degëve të tyre si dhe Xhemati-Teblig bashkë me përkrahësit e tyre.

2-) Shoqërimi i tij dhe ecja (dalja) me njërin prej grupeve të përmendur më sipër dhe me grupe të tjera përveç tyre që kanë devijuar në akide dhe në vepër, qoftë ai grup (xhemat) apo individ që pason apo që pasohet nga të tjerët.

3-) Kritikimi i tij ndaj njerëzve të Sunnetit dhe ndryshimi i çehres së fytyrës së tij kur dëgjon ndonjë refuzim të dikujt i cili refuzon hizbitë bashkëkohorë të cilët janë pjesëmarrës të organizatave sekrete dhe të grumbullimeve të fshehta.

4-) Përfolja e tij ndaj ndereve të thirrësve të cilët ftojnë për kapjen pas asaj të cilës janë Dijetarët e Transmetimeve (Ehlul-Ether) prej bindjes ndaj Allahut, bindjes ndaj të dërguarit të tij dhe ndaj udhëheqësve të muslimanëve të cilët pasojnë metodologjinë e të parëve (Selefëve).

5-) Përfolja e tij kundër pushtetarëve dhe dashuria e tij për ata të cilët përgojojnë publikisht pushtetarët në librat e tyre, në ligjëratat dhe takimet e tyre.

6-) Sulmi i tij ndaj dijetarëve të cilët nuk rebelohen kundër pushtetarëve në rastin kur ata gabojnë, kështu ai u mvesh dijetarëve cilësinë e servilizmit dhe ofendime të tjera të cilat nuk i thotë askush për Dijetarët edukatorë përveç atyre që i kanë zemrat e sëmura ose mendjelehtit më të mëdhenj.

7-) Dashuria e tij për Enashidet (Ilahitë) dhe për shfaqjet e pjesëve teatrale duke i mbrojtur me zjarr ato dhe pasuesit e tyre; e sa shumë që ndodhen këto gjëra në radhët e ”Ikhuanul-Musliminëve”, ato janë zbavitje për komandantët (kryetarët) dhe ushtarët (pasuesit) e tyre prej të rinjve naivë, të mashtruar dhe prej të rejave të dobëta, të mashtruara, Allahu i udhëzoftë ata të gjithë tek e vërteta.

Shpërndaje: