“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shtëpia boshe e Jeruzalemit

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Hidajat-ul-Hajara, fq. 148-149

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Argumenti i tridhjetë e tre është në Ungjillin e Mateut:

”34Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t`i vritni dhe do t`i kryqëzoni, disa të tjerë do t`i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t`i persekutoni nga një qytet në tjetrin, 35që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit. 36Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez. 37Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t`i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët! 38Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë. 39Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: “I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!” 1

Mesia i informoi ata se padyshim do të mbahen përgjegjës dhe se shtëpia e tyre do të jetë bosh prej tyre. Ata do ta humbasin shtëpinë dhe nuk do ta shohin atë derisa i bekuari – pra Muhammedi – të vie me emrin e Allahut pas tij dhe tu hakmerret për gjakun e besimtarëve. Kjo është e ngjashme me fjalët e tij të ngjashme në një tjetër kontekst:

”7Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.” 2

Ndihmësi dhe i bekuari që erdhi pas Mesiut ishte Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem), e cila tashmë është konfirmuar.

____________________

1 Mateu 23:34-39

2 Gjoni 16:7

Shpërndaje: