Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sheriati nuk jetësohet përmes rrugëve të kufrit

Shejkh Muhammed Se’id Raslan 

 www.perlatmuslimane.com

Vepra e njeriut nuk pranohet tek Allahu derisa të jetë e sinqertë dhe që të kryhet në formën e duhur. Nëse ajo vepër përzihet me shirk, ajo nuk pranohet. Nëse ajo kryhet me bidat gjithashtu nuk pranohet. Çështja është shumë serioze! Ndërsa, dalja nga kjo rrëmujë është shumë e lehtë!

Ne kemi tri rrugëdalje:

Gjakderdhja. Që, sheriati “të praktikohet” me luftë dhe zjarr. Me fitore pasi të ndodh luftë. Në këtë rast, gjendja nuk stabilizohet. Ndërsa, gjaku rrjedh nëpër rrugë sikurse rrjedhin lumenjtë. Dhe, në realitet nuk mund të praktikohet në këtë formë sheriati. Sepse sheriati nuk mund të praktikohet përveçse me sheriat (duke ndjekur rrugët e saj). Ndërsa paraqitja e formave të tilla nuk është prej sheriatit (prej rrugëve që shpien drejt saj). Kjo është një rrugëdalje e pavlerë, e lënë për qentë e rrugës!

Rrugëdalja politike. Ashtu siç shohim në ditët e sotme: parti të shumta, programe politike, thirrje për të votuar, dalje të grave në skenat politike gjë e cila detyrimisht largon edhe ferexhenë nga përdorimi, marrje në djepin e tyre edhe njerëz që nuk janë myslimanë, duke lënë anash atë që është më e rëndësishmja në fenë e Zotit të botëve, kur kemi të bëjmë me akidenë e zotërisë të të dërguarve, në të njëjtën kohë pasojnë rrugët e demokracisë (si ideologji), veprojnë në bazë të metodologjive të kufrit e të shirkut. Dhe kjo në emër të jetësimit të fesë së Allahut, Zotit të botëve! Edhe kjo është një rrugëdalje e kotë, e pavlerë ashtu siç ishte edhe ajo para kësaj. Dhe kjo vjen në kundërshtim me fenë e Zotit të botëve. Sheriati nuk jetësohet përmes rrugëve të kufrit. Akideja nuk ngrihet mbi themelet e shirkut. “Nuk mund të arrish në breg të lumit me rroba dhe trup të pastër, ndërsa shtrati i lumit është i stërmbushur me baltë dhe lloç.” Prandaj, nuk na mbetet zgjidhje tjetër përveç asaj të tretës:

Daveti (thirrja në islam). Rrugëdalja e vetë profeti ﷺ. Është e patjetërsueshme që njerëzit ta njohin fenë e tyre. Feja nuk është me të shara e fyerje, as me rrezikim të nderit e as me fjalë që dalin nga shtëpia!

Feja nuk është fjalë nga e cila mund të tërhiqesh! Por, ajo është vendosmëri qoftë në vështirësi, siç duhet të jetë bisturi në dorën e një kirurgu, i cili nuk guxon të hamendet në asnjë çast! Ai e kryen punën e tij edhe në qoftë se është diçka e dhimbshme!

Feja është fe! “Ajo që nuk ka qenë fe atëherë (në kohën e shpalljes), kurrë nuk do të jetë prej fesë.” Dhe as në ditët e sotme nuk është fe (ajo që nuk ka qenë më herët). “Nuk përmirësohet gjendja e këtij umeti vetëm ashtu siç është përmirësuar gjendja e të parëve të tyre” (Imam Maliku). Nuk e përmirëson gjendjen e këtij umeti, vetëmse ajo që ua ka përmirësuar gjendjen të parëve të tyre. Ajo që ka përmirësuar ata është imani i saktë, vendosmëria (sinqeriteti) dhe pasimi i metodologjisë profetike. Kjo është zgjidhja e vetme, në të cilën ju ka udhëzuar i dërguari juaj sﷺ. Ashtu siç e gjejmë në hadithin e transmetuar në Ebu Davud, hadith i cili është autentik nga i dërguari i Allahut ﷺ:

إذا تباييعتم بالعينة و رضيتم بالزرع و أخذتم أذناب البقر و تركتم الجهاد سلط الله عليكم ذلا لا ينزعه حتى ترجعوا إلى دينكم

“Nëse bëni tregti me kamatë, i pasoni bishtat e lopëve (jepeni pas kësaj bote), të kënaqeni me bujqësi dhe e lini luftën në rrugën e Allahut, Allahu do tu përçmoj dhe nuk ka për ta larguar nga ju këtë përçmim derisa të ktheheni në fenë tuaj.”

Çka është “fe”? Fe është ajo në të cilën ka qenë zotëria i të dërguarve salAllahu alejhi ue selem. Dhe nuk është fe ajo që rrjedh nga dikush prej njerëzve, apo është si rezultat i botëkuptimit të ndokujt! Rruga e vetme e kthimit në fe, është rruga e zotërisë së të dërguarve. Gjendja është e rëndë. Dhe për fund, e lusim Allahun të na përmirësoj gjendjen tonë.

Shpërndaje: