Alameh Muhamed Ibn Abdilah Es-Subejjil
Resa’ilun Fil Akideti Ued-Daueh, fq. 175-176
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si duhet trajtuar veten time nëse ndiej zili ndaj të tjerëve?
Përgjigje: Nëse ti e di që ke zili ndaj njerëzve, para së gjithash duhet ta kesh frikë Allahun -azze ue xhel- dhe ta dish se kjo gjë është e ndaluar.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ruajuni zilisë! Ajo i djeg të mirat ashtu si i djeg zjarri drunjtë.”
Transmeton Ebu Daudi.
Enes ibn aliku -radijAllahu anhu- rrëfu se profeti ﷺ ka thënë:
“Mos e urreni njëri-tjetrin, mos kini zili dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër!”1
Transmeton Bukhari (6076) dhe Muslimi.
Përveç kësaj bëje zakon që kur të shohësh diçka që të pëlqen, thuaj:
قَدَّرَ اللَّهُ وَمَا شَاءَ فَعَلَ
(KadderAllahu ue ma shae feal)
“Ishte caktim i Allahut dhe Ai vepron atë që dëshiron.”
Kjo parandalon që të tjerët të dëmtohen nga zilia jote. Imam Maliku transmeton në librin e tij “El-Mu’ueta” se Amir bin Rabi’ah e pa Sehl bin Hunejfin duke u larë dhe tha:
“Deri tani nuk kam parë kësi lëkure aq të bukur, as te virgjëresha e fshehur.”
Sehli u rrëzua përtokë.
E çuan Sehlin te i dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë: “O i dërguari i Allahut, a ke mundësi ta ndihmosh Sehlin? Ai nuk e ngre dot kokën dhe i ka humbur vetëdija.”
Ai ﷺ tha: “A dyshoni tek ndonjëri?”
Ata thanë: “Amir ibn Rebi‘ah e ka parë atë duke u larë.”
Atëherë i dërguari i Allahut ﷺ e thirri Amirin, u zemërua me të dhe i tha: “Përse ndonjëri prej jush e vret vëllanë e vet? Përse kur sheh diçka që të pëlqen, nuk i lutesh Allahut që ta begatojë atë?”
Pastaj i tha Amir ibn Rebi‘ah: “Lahu për të.”
Transmeton Nesai në Es-Sunen El-Kubra (7617), Ibn Maxheh (3509) dhe Ahmedi (15980).
Dhe Allahu e di më së miri.
1Hadithi i plotë është:
Enes ibn aliku -radijAllahu anhu- rrëfu se profeti ﷺ ka thënë:
“Mos e urreni njëri-tjetrin, mos kini zili dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. Bëhuni robër të Allahut, vëllezër! Muslimanit nuk i lejohet ta bojkotojë vëllanë e tij më tepër se tri ditë.”
Transmeton Bukhari (6076) dhe Muslimi.