Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shërohet gjatë Ramazanit pasi që u diagnostikua me sëmundje kronike

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/126)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Mjekët diagnostikuan një person me një sëmundje kronike. Pas disa ditëve në Ramazan, ai u shëndosh. A duhet t’i agjërojë ditët që nuk i ka agjëruar?

Përgjigje: Nëse një person braktis agjërimin e disa ditëve të Ramazanit apo edhe tërë Ramazanin për shkak të një sëmundjeje që zakonisht llogaritet si kronike pas diagnozës së mjekëve të besueshëm, ai urdhërohet të ushqejë një të varfër. Nëse e bën këtë dhe Allahu më vonë e shëron, nuk ka nevojë të agjërojë ditët e humbura. Obligimi i tij mbaroi kur ushqeu në vend të agjërimit. Pasi që obligimi i tij u krye, ai nuk obligohet me asgjë më shumë.

Kjo i ngjan rastit kur një person duket që kurrë nuk do të jetë në gjendje të bëjë haxhin pas së cilës ai autorizon që dikush tjetër të bëjë haxhin në emër të tij. Me kalimin e kohës pengesa e mëparshme pushon së ekzistuari. Në këtë rast ai nuk është i detyruar të kryejë obligimin për herë të dytë.

Shpërndaje: