“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shfaqja e Dexhallit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi:  I’nat-ul-Mustafid bi Sherh Kitab-it-Tauhid, fq. 446

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

El-Mesih ed-Dexhalli është Mesihu i devijimit, që shfaqet para kijametit. Shfaqja e tij është një nga shenjat e kijametit. Arsyeja për emrin e tij, është se ai ka vetëm një sy. Një tjetër mendim është se ai do të udhëtojë me shpejtësi nëpër botë. Ai është Mesihu i devijimit, njeriu me një sy dhe gënjeshtar madh. Çdo profet ka paralajmëruar kundër tij. Ndërsa paralajmërimet e profetit tonë ﷺ për të kanë qenë më të shumta sepse ai ka jetuar më afër tij.

Pra sikurse u tha, ai do të shfaqet para Kijametit, dhe do të pasohet nga jehudët. Pastaj zbret udhëzuesi Mesihu Isa bin Merjem ﷺ dhe e vret Dexhallin në Lud në Palestinë. Kështu Allahu i shpëton muslimanët nga e keqja e tij. Ligji islamik dhe e vërteta do të mbizotërojë në tokë, por vetëm pas sprovave dhe vështirësive.

Profeti ﷺ e bëri obligim për ne që të kërkojmë mbrojtje kundër tij, në fund të çdo teshehudi dhe të themi:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ جهنم و من عَذَابِ الْقَبْر ومِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ وَ مِنْ شرِ فتنة الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ

”O Allah! Unë kërkoj mbrojtje te Ti nga dënimi i xhehenemit dhe nga dënimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe e vdekjes, dhe nga e keqja e sprovës së el-Mesih ed-Dexhallit.”1


1 Muslimi (1324) dhe Ahmedi (10180).

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram