Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Erkanul-Islam, fq. 257-275
Darud-Da’i, 1420
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si duhet agjëruar nëse hëna e re shfaqet në kohë të ndryshme në vende të ndryshme? A duhet vendet si Amerika dhe Australia të agjërojnë njëkohësisht me Arabin Saudite?
Përgjigje: Mendimi i saktë është se duhet marr parasysh pamjen e hënës së re dhe jo shfaqjen e saj në vende të ndryshme. Profeti ﷺ urdhëroi që të marrim parasysh shfaqjen e hënës së re pa e detajuar këtë çështje.
Profeti ﷺ tha:
صوموا لرؤيته وأفطروا لرؤيته فإن غبي عليكم فأكملوا عدة شعبان ثلاثين
”Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë, e nëse keni pengesë nga retë, atëherë plotësoni muajin Shaban tridhjetë ditë.” Ky hadith gjendet në Bukhari dhe Muslimi.
Hadithe me kuptimi të ngjashme janë të shumta dhe profeti ﷺ nuk morri parasysh shfaqjen e hënës së re në vende të ndryshme edhe pse ai e dinte këtë.