Imam Harb bin Is’hak el-Kirmani (v. 280)
Burimi: Kitab-us-Sunneh, fq. 65-66
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
100 – Rafidat. Ata heqin dorë nga sahabët e profetit (salAllahu alejhi ue selem), i fyejnë ata, i nënçmojnë ata dhe bëjnë tekfir mbi tërë umetin përveç një numri të vogël.
Rafidat nuk kanë të bëjnë me Islamin asgjë.
101 – Mensurijjeh. Ata janë Rafidat më të neveritshëm.
Ata thonë se kushdo që vret 40 veta nga ata që kanë kundërshtuar epshet e tyre hynë në xhenet.
Ata i varrin njerëzit dhe ua marrin pasurinë.
Ata thonë se Xhibrili (alejhis-selam) gaboi me shpalljen.
Ky është kufër i qartë që nuk përzihet me ndonjë besim fare.
102 – Saba’ijjeh. Ata janë Rafida dhe gënjeshtarë. Ata janë të afërt me të lartpërmendurit. Ata e kundërshtojnë umetin.
Rafidah kanë ndikimin më të keq në Islam se sa bëjnë kufarët luftues.
102 – Disa Rafida thonë se Aliu është në re dhe se ai do të ringjallet para Ditës së Gjykimit. Të gjitha këto janë gënjeshtra, trillime dhe jo të vërteta.
103 – Zejdijjeh. Ata janë Rafida. Ata heqin dorë nga Uthmani, Talha, ez-Zubejri dhe Aisha. Ata e konsiderojnë të lejueshme luftën në flamurin e të gjithë pasardhësve të Aliut, qofshin të devotshëm apo mëkatar, derisa ata fitojnë ose të humbin.
104 – Khashabijjeh. Ata thonë si Zejdijjeh.
105 – Shiat. Ata pretendojnë se e duan familjen e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) ndryshe nga gjithë të tjerët. Ata gënjejnë. Ata e urrejnë para së gjithash familjen e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem).
Përkrahësit (Shiat) e vërtetë të familjes së Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) janë të devotshmit, Ehl-us-Sunneh uel-Athar, pa marrë parasysh se kush apo ku ata janë. Ata e duan familjen e Muhammedit dhe të gjithë sahabët e Muhammedit. Ata nuk e përmendin asnjë prej tyre në mënyrë të keqe, të mangët apo me nënçmim.
Ai që përmend dikë prej sahabëve të Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) në një mënyrë të keqe, flet me nënçmim për ta, heq dorë nga ndonjë prej tyre, i fyen ata, ai është një Rafidi kundërshtues, i neveritshëm dhe i devijuar.