Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Për ata që rrinë me dikë që fyen dijetarët

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=R_i3DAHvjho
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është një djalë i ri i cili i fyen disa prej dijetarëve Selefi. Megjithatë, ka ende të rinj Selefi të cilët rrinë me të. Disa argumentohen se ata e këshillojnë atë, ndërsa të tjerë thonë se ata po e bëjnë këtë nga qëllime materiale. Cili është vendimi mbi këta njerëz?

Përgjigje: Këtyre u thuhet: Nëse rrini me këta njerëz me qëllim për t’i këshilluar, atëherë duhet të uleni me ta dy apo tri here, dhe përfundon. Ndërsa, të rrini me ta gjithmonë, dhe të thoni se rrini me ta për t’i këshilluar, atëherë kjo nuk është e saktë.

Shpërndaje: