Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340329.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi mbi blerjen dhe shitjen në internet?
(Shitblerja bëhet kështu:) Malli shihet përmes internetit drejtpërsëdrejti dhe të dy palët bien dakord për çmimin. Pas kësaj blerësi ia dërgon paratë ndërsa shitësi ia dërgon mallin. A lejohet për të bërë kështu edhe kur bëhet fjala për arin dhe argjendin?”
Përgjigje: “Lidhur me arin dhe argjendin, kjo formë e shitblerjes nuk është e lejuar. Çdo gjë tjetër mund të lejohet edhe pse kjo është diçka e diskutueshme. Kam lexuar fjalën e Imam Neveviut në “el-Mexhmu’”, ku ai e lejon tregtinë në distancë. Mirëpo, jo edhe në tregtinë e arit dhe argjendit. Shitblerja e arit dhe argjendit duhet të jetë në takim të drejtpërdrejtë në një mexhlis, në mënyrë që të jetë valide.”