Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=30
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Unë punoj në një studio ku shiten kaseta islame së bashku me një Sururi. Në dyqan ne shesim kasetat e Ehl-us-Sunnetit dhe kasetat e Hizbive. Cili është vendimi i të punuarit në një dyqan të tillë, pasi që unë nuk po mundem të gjejë ndonjë punë tjetër, ndërsa vetëm të ndërroj garantuesin (për të gjetur ndonjë punë tjetër) më kushton 6000 RSA?”
Përgjigje: ”Unë të këshilloj ty që të mos marrësh pjesë në përhapjen e së kotës. Allahu ‘Azza ue Xhel ka thënë:
وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ
”Ndihmohuni në mes vete në mirësi dhe përkushtim ndaj Allahut, e mos u ndihmoni në mëkate e armiqësi.” 5:2
Sururizmi është gjë e keqe. Pse është diçka e tillë? Sepse, ata po i devijojnë myslimanët dhe përgatiten për çështje të tjera. Argument për këtë është ajo që ata kanë shkruar rreth Luftës së Gjirit –luftën e Sadamit, Allahu e shkatërroftë . Ata thanë: ”Këta janë pushtetarët tuaj”. Ishte një artikull në revistën ”es-Sunneh” i quajtur me këtë emër, të cilin e botuan më vonë si libër po me të njëjtin titull: ”Këta janë pushtetarët tuaj”.
Kjo do të thotë se ata janë duke përgatitur njerëzit për revolucione dhe kryengritje. Gjithashtu ata i largojnë njerëzit prej dijetarët. Ne kemi lexuar në gazetën ”es-Sunneh”, e cila në fakt është ”el-Bidah”, se si ata largojnë njerëzit prej diturisë e Shejkh Albanit me arsyetimin se ai nuk i kupton çështjet bashkëkohore. Ashtu bëjnë ata edhe me diturin e Shejh Ibn Bazit me pohimin se as ai nuk i kupton çështjet bashkëkohore. Ata së pari sulmojnë Shejkh Albanin dhe një kohësisht lavdërojnë Shejkh Ibn Bazin. Ata veprojnë në këtë mënyrë për ti mashtruar njerëzit në mënyrë që mos të thuhet se ata shpifin ndaj dijetarëve. Por kur Shejkh Ibn Baz dha fetva se është e lejuar që të kemi paqe me çifutët, Ikhuanu-Musliminët dhe Sururitë ju vërsulen atij menjëherë dhe filluan shpërndarjen e fletushkave. Pasi qeveria Saudite kishte burgosur Selman el-Auden dhe Sefer Haualin, ata u aktivizuan vetë dhe filluan të dënojnë këtë vepër.”