Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Marhaban ja Talib-al-´Ilm, fq. 471
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A konsiderohet që njeriu të përhap idhujtarinë nëse ai shet gazeta që përmbajnë horoskop?”
Përgjigje: ”Nuk është e lejuar për të blerë ose shitur gazeta që përmbajnë horoskop. Horoskopi është më i keq se sa pijet alkoolike. A lejohet shitja e alkoolit ose mishit të derrit? Këto janë gjëra të ndaluara. Magjia është edhe më keqe. Magjia është kufër. Allahu bën tekfir mbi personin që mëson magjinë. Allahu Subhanehu ue Te ala ka thënë:
وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ
”Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magjinë, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në sprovë, andaj ti mos u bë mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” 2:102