Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (2/5)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba´li (v. 777)
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
”Nuk është e lejuar për ti´a shitur një produkt një personi i cili nuk bënë pazar (i cili nuk kërkon që ti zbritet çmimi) ose është i pa ditur lidhur me çmimin për një çmim që ndryshon nga çmimi për klientët e tjerë. Pra nuk lejohet të fitohet nga konsumatori në një mënyrë jonormale. Disa thonë se kufiri i fitimit mund të jetë një e treta, të tjerët thonë një e gjashta dhe disa thonë se kjo varet nga tradita. Ajo që lejohet të fitohet nga personi i cili bën pazar (i cili kërkon që ti zbritet çmimi) gjithashtu lejohet të fitohen nga blerësi i cili është i pa ditur lidhur me çmimin dhe pa përvojë dhe që nuk bën pazar (i cili kërkon që ti zbritet çmimi). Prandaj, fitimi prej tij nuk duhet të jetë shumë i madhë.
Personi i cili është i njohur se fiton tepër shumë nga konsumatorët meritonë të dënohet. Ai madje edhe duhet të ndalohet që të ulet në treg. Klienti mund të anulojë blerjen dhe ti´a kthej mallin. Nëse shitësi pendohet dhe nuk është në gjendje që ti´a kthej atë që ai e ka marrë me të padrejtë, kështu që ai mund të dhurojë shumën në bamirësi në emër të tjetrit për të pastruar ndërgjegjen e tij.”