Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=rvZgmJ-Ma4E
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ndër të tjera maskat e gojës janë rritur në çmim për shkak të furnizimit të pakët dhe kërkesës së madhe. A lejohet shitja e tyre me çmim të lartë?
Përgjigje: Është e papërshtatshme që të shfrytëzohen fatkeqësitë e njerëzve për të rritur çmimet. Kushdo që i shet ato ta bëjë këtë pa abuzuar. Pra nuk duhet të përfitosh nga fatkeqësitë e njerëzve.