Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shitja e produkteve të falsifikuara – Albani

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (355)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka marka origjinale dhe ka marka falso. A lejohet tregtimi i këtyre mallrave të falsifikuara sikurse të jenë origjinale?

Përgjigje: Sigurisht që nuk lejohet. Çdo gjë që përfshin mashtrim është e ndaluar.

Pyetje: Nëse shitësi sqaron se ato janë falsifikuara?

Përgjigje: Atëherë kjo lejohet. Por ka një gjë që më intereson. A konsiderohet kjo kopje të jetë vjedhje?

Pyetësi: Po, pasi që kompania nuk e lejon këtë kopjim.

Përgjigje: Kjo është ajo që dua të di. Kjo natyrisht nuk lejohet dhe ky është bashkëpunim në mëkat.

Shpërndaje: