Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shkaku i krijimit të krijesave

Imam Hafidh el-Hakemi 

Burimi: ‘Alam es-Sunneh el-Meshhurah

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është shkaku i krijimit të krijesave?

Përgjigje: Allahu i Plotfuqishëm ka thënë:

وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَاعِبِينَ {38} مَا خَلَقْنَاهُمَا إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ {39}

”Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim. Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.” (44:38-39)

Ai gjithashtu thotë:

وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاء وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا بَاطِلًا ذَلِكَ ظَنُّ الَّذِينَ كَفَرُوا فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ كَفَرُوا مِنَ النَّارِ

”Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa asnjë qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.” (38:27)

 Ai gjithashtu thotë:

وَخَلَقَ اللَّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ وَلِتُجْزَى كُلُّ نَفْسٍ بِمَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ

”Allahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u shpërblyer secili njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (45:22)

Ai gjithashtu thotë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ {56} مَا أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ {57} إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ {58} ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ

“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë. Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.” Edh-Dharijat, 51:56-57

Shpërndaje: