Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shkaku i tekfirizmit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi:http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-4-9.mp3

Pyetje: “Çfarë i këshillon të rinjtë të cilët merren me “tekfirizmin” dhe gjërat që e shkaktojnë atë, në mënyrë që të gjykojnë ndaj atyre të cilëve kanë mendime ndryshe nga ata duke pasur parasysh se këto “gjëra” janë të bazuara vetëm në epshe apo në injorancën e tyre?”

Përgjigje: “Të rinjtë janë të detyruar që të kërkojnë dituri prej dijetarëve, të mundohen që të kuptojnë mësimet të cilat i mësojnë nëpër shkolla e fakultete, t’i kuptojnë mësimet në lëmin e Teuhidit, Fikhut, Hadithit dhe Tefsirit.

Ata duhet të merren me këto gjëra dhe të marrin dituri nga mësuesit apo nga dijetarët nëpër xhamia. Ata nuk duhet të mjaftohen me leximin e librave ose të studiojnë tek të paditurit që janë në nivelin e tyre. Ata duhet të kërkojnë dituri në vendin e duhur dhe tek njerëzit e duhur. Shembuj të këtyre vendeve janë xhamitë apo qendrat ku mësohet dija.

Por, të marrin dije nga njerëz injorantë dhe të atillë që shtiren sikurse kanë dije e të mjaftohen me leximin e librave, kjo nuk është gjë tjetër veçse devijim i qartë, është gabim dhe shkatërrim edhe nëse kjo iu duket atyre gjë e mirë, por në realitet ata kthehen tek e keqja dhe injoranca. Kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha këto mosmarrëveshje dhe probleme. Arsyeja është kuptimi i tyre i sëmurë dhe të konsideruarit se kanë dije.

Kur janë me dijetarët dhe mësuesit nëpër xhamia ata takohen, e duan njëri-tjetrin dhe njoftohen me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, nëse do të ndahen dhe të ulen në dhomat e tyre apo edhe nëpër pushimore e të ngjashme, ata largohen nga shoqëria, madje edhe nga prindërit e tyre, duke i konsideruar se këta janë injorantë. Ata urrejnë shoqërinë, braktisin xhamitë dhe i nënvlerësojnë qendrat e dijes dhe kështu pastaj shkatërrohen.”

Shpërndaje: