Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: http://www.af.org.sa/en/node/2478
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Elhamdulilah ue salatu ue selamu ala resuliLah.
Allahu është Ai i cili ka krijuar robin,dhe e ka ditur nga gjithëdituria e Tij se çfar do të veproj, ia ka bërë të qartë të dyja rrugët, rrugën e së mirës dhe rrugën e së keqës, thotë Allahu në Kuran:
”Dhe ja kemi bërë të qarta të dyja rrugët.” El-Beled:10
Po ashtu thotë:
”Për shpirtin dhe për atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet kushdo që e pastron shpitin, do të shpëtoj, ndërsa kushdo që e poshtron atë (me punë të këqija), do të dështojë.” Esh-Shems: 1-10
E Ka krijuar me dëshirë dhe e ka lënë të zgjedhë, rrugën e udhëzimit apo të devijimit,dhe duke pasur parasysh se nga natyrshmëria e njeriut është se ai bie në gabime, ka mangësi në raportë me Allahun duke rënë në gjynahe nganjëher,Allahu subhanehu ue teala prej gjithë Mëshirës së Tij,dhe Mirësis së Tij, ka lënë shkaqe,adhurimet fetare që shërbejnë për të shlyer mëkatet, prej tyre:
Teuhidi (njësimi i Allahut ) dhe sinqeriteti në fen e Tij,dhe largimi nga shirku qoftë i paktë apo i shumtë, Imani dhe Teuhidi janë më madhoret që shërbejnë për të shlyer mëkatet,andaj përmbaju Imanit dhe sinqeritetit tënd me Allahun,dhe largohu prej shirkut të pakt apo të shumtë.Thotë Allahu në Kuran :
”Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari ), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” El-Enam: 82
Ndërsa në Hadith kudsij thotë :
“O biri i Ademit sikur të më vish aq sa toka me gjynahe, pastaj më takon mua duke mos më bërë shirkë, do të vij ty po me aq falje.”
Istigfari i shpeshtë (kërkimi i faljes prej Allahut )dhe pendimi fshehurazi dhe haptazi. Kerkimi i faljes prej Allahut i shlyen gjynahet dhe gabimet.
Thotë Allahu në Kuran :
”Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon vetën me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës dhe Mëshirplot.” En-nisa: 110
Devotshmëria ndaj Allahut fshehurzi dhe haptazi, ai i cili ka frik Allahut në brendësin e tij dhe të jashtëmen e tij, dhe i frikësohet Allahut në çdo situat, pa dyshim se me këtë do ti falen gabimet dhe gjynahet, thotë Allahu në Kuran :
“O besimtarë ! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësin e të gjykuarit drejtë, do t’ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.” El-Enfal: 29
Pasimi i rrugës së Muhammedit salAllahu alejhi ue selem, duke ndjekur shembullin e Tij. Thotë Allahu në Kuran :
“Thuaju (o Muhamed ):”Nëse ju e doni Allahun, atëher më ndiqni mua, që Allahu do tju dojë dhe t’jua falë gjynahet ! Allahu është Falës i madhë dhe Mëshirëplotë.” Al-Imran: 31.
Dhënja e Lëmoshës në hajr për hirë të Allahut, kur të jesh në mirëqenie dhe në vështirësi, dhe tua falësh njerzëve, Thotë Allahu në Kuran :
“Nxitoni drejtë faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgaditur për të devotshmit, të cilët japin lëmosh edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerzëve,. Allahu i do bamirësit.” Al-Imran: 133-134.
Durimi në adhurim dhe nga gjynahet , si dhe pajtimi në caktimet e Allahut qofshin ato jo të këndshme, duke bërë vepra të mira. Thotë Allahu në Kuran:
”Vetëm ata që durojnë dhe bëjnë vepra të mira ; për ata do të ketë falje dhe shpërblim të madhë.“ Hud: 11.
Ruajtja e namazeve ditore dhe atë të xhumas, thotë Profeti salallahu alejhi ue selem: pesë namazet ditore, gjumaja deri në gjuma , dhe Ramazani deri në Ramazan i shlyejnë gjynahet në mes tyre, nëse njeriu ruhet prej gjynaheve të mëdha.
Kryerja e Haxhit, thotë profeti salAllahu alejhi ue selem:
”Kushdo që e kryen Haxhin për hir të Allahut dhe nuk flet ndonjë fjalim (të turpshëm) ose nuk bënë ndonjë vepër të keqe, do të kthehet (i pastër nga gjynahu ) siç e ka lindur atë nëna e tij.”