Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shkaqet më të rëndësishme për të qenë stabil në fe

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cilat janë shkaqet më të rëndësishme për të qenë stabil në fe?”

Përgjigje: “Shkaku kryesorë dhe gjëja e parë që duhet patur parasysh është:

– Ndihma e Allahut.

– Pastaj marrja e shkaqeve nga ana e robit.

– Të mësoj çështjet e fesë derisa t’i kuptojë ato siç duhet.

– Të kërkoj prej Allahut që ta forcojë në fe, e të lutet shumë.

– Të largohet nga: njerëzit e këqinjë, ata që shkaktojnë përçarje, nga ata që janë të pakujdesshëm ndaj mëkateve dhe nga ata që kanë dyshime në fe.

Le t’i largohet këtyre e të mos i shoqëroj këta.

Këto janë disa prej shkaqeve për të qenë stabil në fe me ndihmën e Allahut.

– Pastaj duhet ndenjur me njerëz të zgjedhur dhe që janë të ditur.”

Shpërndaje: