“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Shkatërrimi i pasurisë për dëfrim!

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (15 A), min: 44.05

Përktheu: Valdet Gashi

Pyetje: Disa të rinj shkojnë në tubime të mëdha në shkretëtirë për të garuar me vetura, duke u ngjitur lart kodrave të zallit, e cila është shkatërruese për makinën. A është veprimi i tyre i lejuar dhe a mëkatojnë ata që i shikojnë këto ngjarje?

Përgjigje: Shikimi varet nga veprimi; a është e lejuar apo jo ai veprim? Që të rinjtë të dalin në shkretëtirë në këtë mënyrë mund të shpie në disa dëme. Ata nuk e falin namazin me xhemat në xhami. Ata janë gjithashtu larg nga familjet e tyre. Ndër dëmet është siç përmendët se shkatërrohen pasuritë.

Makinat shkatërrohen kur ato mundohen lart kodrave nga rëra, e kjo shpie në shkatërrimin e pasurisë. Është e ndaluar për të shkatërruar pasurinë për diçka që nuk është as dobi fetare apo dobi materiale. Profeti ﷺ ka ndaluar që pasuria të humbet.

Kam dëgjuar shumë ankesa në lidhje me këto makina. Ato shkatërrojnë tokën, ato shkatërrojnë vegjetacionin. Është e njohur se një vend i qarkulluar rëndë nga veturat shkatërrohet. Kjo gjithashtu ndikon në bagëtinë.

Kur bëhet e qartë se ky veprim edhe është një humbje kohe, dhe humbje e pasurisë, dhe një shkak i mundshëm i veprimeve të tjera të ndaluara, është gjithashtu e ndaluar edhe për të mbështetur dhe për ta shikuar atë. Ai që shikon e miraton veprimin e ndaluar dhe e mbështet atë. Ai (subhanehu ue te ala) ka thënë:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

”Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi.” 5:2

Ajo që gjithashtu dëshmon mendjelehtësinë e atyre që veprojnë kështu, është se ata nuk mund të sillen në mënyrë të tillë para njerëzve të respektuar për shkak të turpit. Profeti ﷺ ka përmendur një urtësi të vjetër, duke thënë:

“Prej fjalëve profetike që kanë arritur njerëzit, është: “Nëse nuk ke turp, vepro ç’të duash.” Bukhari (3484) 

“Turpi është gjithashtu degë e besimit.”

Pyetësi: Disa argumentojnë se edhe njerëzit fetarë marrin pjesë.

Përgjigjja: Ata fetarët ndoshta nuk e dinë. Në qoftë se ata mendojnë do të kuptojnë se veprimet e tyre janë të gabuara. Mund të ndodhë që disa njerëz nuk e kuptojnë se çfarë ata bëjnë, por kur ata mendojnë pak ata e kuptojnë se veprimi është i pavend.

Shpërndaje: