Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Nasa’ih ue Fadha’ih, fq. 93
Përktheu: Valdet Gashi
Unë ju këshilloj të vizitoni Shejkh Ibn Bazin, Shejkh Albanin dhe Shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhalin. Ai ka përvojë dhe dije rreth Hizbive. Unë nuk po them që ju do ta vizitoni atë dhe ta punësojnë me pyetje rreth çështjeve të ndryshme. Kur Muhadithunët takoheshin ata nuk e kishin zakon që të pyesnin njëri-tjetrin:
“Si janë fëmijët? Si është familja?”
Jo. Ata pyesnin:
“Si janë transmetimet e Ismail bin Ajashit nga dijetarët në Sham? Si është gjendja e djalit të tij Muhammedit? Si janë transmetimet e Fulejh bin Sulejmanit? A e ka dëgjuar Abdullah bin Burejd babain e tij duke treguar hadithe apo jo?
Ata flisnin për gjëra të tilla.