Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala (9/84)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Bishr el-Hafi ka thënë:
“El-Mu’afa i kishte kushtet shumë të mira dhe kishte shpenzime të mëdha. Një herë një burrë i tha: “Sa ftohtë që është sot.” El-Mu’afa u kthye kah ai dhe i tha: “A u bëre i nxehtë tani? Do të kishte qenë më mirë për ty të heshtësh.”
Lejohet të thuhet kështu, por ata urrenin fjalët e panevojshme. Dijetarët kanë mospajtime në lidhje me fjalët mubah (thjeshtë të lejuara); a i shkruajnë engjëjt ato, ose ato shkruajnë vetëm ato fjalë që ka shpërblim në to dhe ato fjalq të qortuara që ka dënim në to? Mendimi i saktë është se ato shkruajnë çdo gjë. Sepse fjalët e Allahut (Te ala) janë të përgjithshme:
مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ
“Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.” 50:18
Përveç kësaj, engjëjt nuk e dinë nijetin e njeriut dhe sinqeritetin. Ata shkruajnë vetëm atë që shprehet njeriu. Kurse Allahu merret me sekretet e brendshme që e shtyjnë njeriun të flas.