Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Gharatul-Ashritah 2/191
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejuar për gruan që të shkojë në xhami për të mësuar fenë dhe të kërkoje dituri të dobishme pa lejen e kujdestarit të saj?”
Përgjigje: “Kudejstari e ka për obligim që ta lejojë atë që të shkojë në xhami. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë në një hadith nga Abdullah bin Umeri:
“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamitë e Allahut.”
Transmeton Bukhari (900), Ebu Daudi (567), etj.
Përveçse, kur ai ka frikë se ajo do të përzihet me burra ose që ajo të sprovohet nga ata apo ata nga ajo. Kjo është për të shmangur të keqen e mundshme dhe për ti dhënë përparsi ruajtjes së gjendjes së shëndoshë të zemrës.”
Hadithi i plotë është:“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamitë e Allahut. Megjithatë, shtëpitë e tyre janë më të mira për to.”