Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shkurorëzimi në gjendje të zemëruar

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Ighathat-ul-Lahfan fi Hukm Talak-il-Ghadhban, fq. 34-38

Mu’assasah er-Risalah, 1424/2

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

”Nuk ka as lirim e as divorc në ighlak.” 

Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Maxheh dhe Hakimi në Sahihun e tij i cili tha:

Ky është një hadith autentik që është sipas kushteve të Muslimit.

Ebu Davudi ka thënë: ”Unë mendoj se ”ighlak” është zemërimi.”

Hanbal ka thënë: ”Kam dëgjuar Ebu Abdilah – dmth Imam Ahmed bin Hanbelin – të thotë: ”Ky është zemërimi. ”Transmetuar nga el-Khalal dhe Ebu Bakr Abdul-Aziz.

Ebu Bakr ka thënë: Kam pyetur gjuhëtarët Ebu Muhamedin, Ibn Durejdin, Ebu Abdil-Lahun dhe Ebu Tahirin në lidhje me fjalët: ”Nuk ka shkurorëzim as lirim robi në ighlak.”

Ata thanë: Kjo do të thotë kur është në detyrim me forcë, ngaqë nëse ai detyrohet të bëjë diçka, atëherë mbyllet mendimi tij dhe privohet nga mendimi i tij. Në këtë kuptim është edhe ai që i përsëritë gjërat dhe i çmenduri ”Pastaj u thashë disa prej tyre: A hyn këtu edhe zemërimi? Ata thanë: Po, kjo përbëhet nga zemërimi gjithashtu.

Ka dy lloje të ighlak (zemërimit).

E para: I detyruar.

E dyta: Ai zemërim që futet dhe ia mbyllë mendjen.

Deklaratat e detyrueshme nën forcë anulohen dhe vihen në të njëjtin nivel si të folurit në gjumë ose të folurit duke qenë i çmendur. Megjithatë kjo nuk vlen për veprat. Nëse një personi i detyruar me forcë vret, ai vetë do të vritet. E njëjta gjë vlen edhe për zemërimin; ajo anulon deklaratat, në krahasim me veprimet. Për shembull, ai vritet nëse nga zemërimi do të vrasë dikë. Kjo vlen pra për një person të zemëruar që me të vërtetë është shtyrë drejt kësaj.

Për sa i përket atyre që synojnë ta bëjnë këtë për shkak të ndonjë arsye tjetër përveç zemërimit, kjo nuk llogaritet e njëjtë. Shembull i kësaj një burrë gruaja e të cilit ka bërë kurvëri. Në këtë rast, ai zemërohet dhe ndahet prej saj për shkak se ai nuk dëshiron të vazhdojnë të jetojnë me një grua që bënë kurvëri. Me këtë divorc ai nuk e ka ndërmend ta shuajë zemërimin, por për ta hequr qafe gruan që bënë kurvëri. Në këtë rast divorci është i vlefshëm.

Mendo në lidhje me këtë ndryshim që është thelbi i çështjes në tërësi. Ky është pra dallimi, se burri i cili grindet me gruan e tij, ndërsa ai e di se ai dëshiron të jetojë me të, pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe karaktereve të këqija, por që është ngadhënjyer nga zemërimi dhe si pasojë ai ndahet nga ajo në mënyrë që të shuajë zjarrin e zemërimit.

Shpërndaje: