Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fath Dhil-Xhalal uel-Ikram (1 / 739)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mendim i saktë i cili nuk e kundërshton Sunnetin është se: lejohet për burrin që ta shkurorëzojë gruan e tij gjatë kohës së lehonisë ndryshe nga shkurorëzimi i gruas e cila është në periudhën e saj të menstruacioneve, shkurorëzimi i të cilës nuk lejohet. Por a është shkurorëzimi i vlefshëm, nëse ai ndodhë gjatë periudhës së saj të menstruacioneve? Shumica e dijetarëve, duke përfshirë edhe katër imamët e medhëhebeve janë të mendimit se, shkurorëzimi i gruas gjatë periudhës së saj të menstruacioneve është i vlefshëm.
Ndërsa, Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh beson se shkurorëzimi është i pavlefshëm, sepse ai ka ndodhur në periudhën kur është e ndaluar të ndodhë një gjë e tillë. Duke argumentuar me atë se, çdo gjë që veprohet jo në kohën e vet, përveç se është e ndaluar, veprimi i tillë është edhe i pavlefshëm.