Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shmangu nga pasuesi i bidatit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Hiljetu Talebil-‘Ilm, fq. 108

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

‘Alameh Bekr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

“Shmangu nga bidatçiu, babai i injorancës, i cili ka devijuar në besim dhe është mbuluar nga retë e miteve. Ai lejon veten të gjykohet nga epshi, gjë të cilën e quan “mençuri” dhe largohet nga Kurani e Sunneti. A gjendet mençuria në diçka tjetër përpos në Kuran dhe Sunnet?! Ai i përmbahet të dobëtës dhe braktis atë që është autentike. Këta quhen edhe “Ehlush-Shubuhat” (Pasuesit e Dyshimeve), ”Ehlul-Ehua” (Pasuesit e Epsheve). Prandaj, Ibnul-Mubarak bidatçitë i quante “Es-sagir” (të vegjlit).”

“… babai i injorancës …”– babai injorancës është personi injorant.

“Shmangu nga bidatçiu, babai i injorancës, i cili ka devijuar në doktrinë dhe është mbuluar nga retë e miteve”– kjo fjalë, të cilën e thotë Shejkh Bekr, është diçka e obligueshme. Pra, është e obligueshme për ne që të qëndrojmë larg nga Pasuesit e Bidateve.

Ata që ndjekin epshet e tyre në çështjet e lidhura me besimin, ata e quajnë “mençuri”. Është e vërtetë se kjo është një mençuri, por kjo është mençuria e tyre dhe është diçka që i ka shtyrë që të devijojnë prej udhëzimit të drejtë tek epshi. Për këta, Ibnul-Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ata ikën nga skllavëria, për të cilin ata ishin krijuar, për në skllavërinë e egos dhe të shejtanit.”

Ata devijojnë nga Kurani dhe Sunneti dhe thonë se mendja e shëndoshë e thotë të kundërtën. I pastër është Allahu nga të metat. A mundet që mendja e shëndosh ta kundërshtojë Kuranin dhe Sunnetin? Kurrë.

Shpërndaje: