Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shokët e mi janë porsi yjet. Cilindo prej tyre të pasoni, keni për t’u udhëzuar

Ebu Muhammed el-Hasen ibn Ali ibn Halef el-Berbehari (i lindur në vitin 253 h)
Burimi: Sherhu es-Sunneh
www.perlatmuslimane.com

”Ibn Ujejneh ka thënë: “Kush flet në lidhje me shokët e të dërguarit të Allahut ﷺ qoftë edhe një fjalë të vetme, ai është pasues i epshit.”

Profeti ﷺ ka thënë:

“Shokët e mi janë porsi yjet. Cilindo prej tyre të pasoni, keni për t’u udhëzuar.”

E ka nxjerrë Ibn Abdul-Berr në Xhamiu bejanu el-ilm (2/925 me nr. 1760) dhe të tjerë pos tij prej hadithit të Xhabir ibn Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Po ashtu transmetohet edhe nga sahabët e tjerë.

El-Bezari në lidhje me këtë hadith ka thënë: “Kjo fjalë nuk saktësohet nga profeti”.

Ibn Hazmi në El-Ihkam ka thënë: “Ky njoftim është gënjeshtër, shpifje dhe e kotë”.

Ibn Kethiri ka thënë: “Këtë hadith nuk e ka transmetuar askush prej autorëve të gjashtë librave të Suneneve. Ai është daif”.

Albani në Silsiletu ed-daifeh (1/78 dhe 84, me nr. 58-61) ka thënë se ky hadith është meudu (i shpikur).

[Meudu] Ed-Daifeh 58. “Me të vërtetë që shokët e mi janë si puna e yjeve, ku fjalën e kujtdo prej tyre të merrni keni për t’u udhëzuar.” [Meudu] Ed Daifeh (61).

Shpërndaje: