Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 379-380
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmusliamne.com
Ebul-Hasen el-Halebi ka thënë:
“Mosmarrëveshja mund të jetë që ne, pavarësisht që kemi vërejtjet tona mbi Ebu Hasanin dhe El-Maghravin dhe përkundër faktit që ne kemi trajtuar disa çështje me ta, nuk i nxjerrim ata nga Selefizmi. Kjo është një tjetër çështje.”
Pse nuk i keni nxjerrë ata nga Selefizmi kur bidatet e tyre janë kaq të qarta dhe të mëdha? Lexo traktin në lidhje me el-Maghravin që ju referohet kasetave të tij kështu që duket qartë se ai është një Kharixhi i djegur. Sa i përket el-Ma’ribit, ai ka bidate të tjera. Ai është gjithashtu shokë i el-Maghravit. A është tash e tutje kaq e paqartë që ju të keni mëdyshje që ata nuk i përkasin Selefive?
Çfarë tjetër është ideologjia e Khauarixhëve? A nuk është bërja tekfir mbi myslimanët? A nuk është që të lejohet vrasja e njerëzve, tu mirret pasuria dhe nderi i myslimanëve të abuzohen? A nuk lejuan Khauarixhët që jeta e Uthmanit (radijAllahu anh) të shuhej? A nuk lejuan ata që jeta e Aliut (radijAllahu anh) të shuhej? A nuk lejuan që jeta e Abdullah bin Kabbabit (radijAllahu anh) të shuhej? A nuk ia prenë stomakun e robërëshës së ti që ishte shtatzënë?
A nuk shpalli el-Muhallab bin Ebi Sufrah luftë kundër Khauarixhëve në kohën e Benu Umejjes? A nuk u rebeluan Khauarixhët në mënyrë të përsëritur në kohën e Benul-Abbasëve? A nuk kanë lejuar gjithmonë që të shuhet jeta e njerëzve më të mirë? A nuk e shihni tërë ekstremizmin, bërjen tekfir dhe sulmet shpërthyese që po ndodhin tani? Lexoni librat që kanë shkruar transmetimet e Selefëve. A mund të gjesh dikë nga Selefët që përfshinë metodologjinë e Khauarixhëve në metodologjinë Selefite dhe Selefive? Apo i dënuan ata, i kritikuan ata dhe i konsideruan ata si bidatçitë më të këqinj?