Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Shoku që shoqërohet me bidatçi

Alameh Salih bin Muhammed El-Luhejdan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129510 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Shoku im qëndron me pasues të bidateve dhe i mbron ata, ndërsa unë e kam këshilluar për këtë veprim. A duhet ta bojkotoj atë, apo çfarë të bëj në mënyrë që ai të vetëdijesohet? E nëse duhet ta bojkotoj atëherë sa zgjatë koha e bojkotimit?”

Përgjigje: “Nëse ai vazhdon të shoqërohet dhe qëndron me pasues të bidatit, nuk është e lejueshme që të jesh shok me të. Në një hadith thuhet:

مثل الجليس الصالح والجليس السوء كحامل المسك ونافخ الكير

“Shembulli i shokut të mirë dhe i shokut të keq është si poseduesi i miskut dhe farkëtarit.” Buhariu dhe Muslimi.

Prandaj, ose ai ta braktisë shoqërimin me pasuesit e bidateve ose largohu prej tij.”

Shpërndaje: